18 Janar 2019

Mbahet konferenca e parë ndërkombëtare e infermierisë

Prishtinë, 11 maj - Kolegji Heimerer dhe Instituti I Evropës Juglindore për Politika Shëndetësore dhe Sociale për herë të parë organizojnë Konferencën e Parë Ndërkombëtare të Infermierisë.

Konferenca do të mbahet me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë që shënohet çdo vit në të gjithë botën.

Po ashtu, në kuadër të konferencës, mbahet tryezë diskutimi ku të pranishëm do të jenë: Uran Ismajli Ministër i Shëndetësisë, Shyqiri Bytyqi Ministër i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Lutfi Zylbeari Dekan, Fakulteti i Mjeksisë, Tetovë, Shaban Buza Rektor, Universiteti “Fehmi Agani”, Gjakovë dhe Enkelejd Mëhilli Zv. Rektori për Zhvillimin Institucional dhe Komunikimin, Vlorë.

Tema e këtij viti do të jetë “Infermieria, zëri që udhëheqë – shëndeti e drejtë njerëzore”. “ referuar temës dhe motos qe vendos ICN dhe një organizim i tillë do të shërbejë si një platformë për prezantimin dhe diskutimin e hulumtimeve inovative të bazuara në fakte mbi çështjet që mbizotërojnë në sektorin shëndetësor gjatë viteve të fundit.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 janar 2019 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 8:30)

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim 120 studentë nga Vjena dhe Venediku nga programi i studimeve  “Europian  Master in Human Rights and Democratisation”. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:00 - vetëm pamje)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët e shkollës fillore “Dardania”. (Shkolla fillore Dardania, ora 10:00)

- Qendra e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë mban konferencë për media. (Zyrat e Vetëvendosjes, ora 11:00)

- Kryetar i Sindikatës së Pavarur të Arsimit të Shqipërisë, Nevruz Kaptelli me bashkëpunëtoret e tij vizitojnë Sindikatën e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës të cilët së bashku me Këshillin Grevistë Qendror do t'i vizitojnë grevistët çerdhes “Gëzimi Ynë”. (Objekti i çerdhes “Gëzimi Ynë” në Prishtinë, ora 11:00)