26 Prill 2024

Kosovës i shtohen edhe 12 vdekje dhe 524 raste e koronavirus

Prishtinë, 12 dhjetor - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka njoftuar të shtunën se gjatë 24 orëve të kaluara janë regjistruar edhe 12 viktima nga koronavirusi i ri COVID19.

Sipas raportit ditor të IKSHPK-së, nga testimi i 1.555 mostrave janë regjistruar edhe 524 persona të infektuar me koronavirus.

''Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.555  mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 524 raste pozitive.''

''Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (78, 71 vjeç), Gjilan 2 raste (80, 75 vjeç), Viti 2 rast ( 75, 62 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç),  Klinë 1 rast (81 vjeç), Kamenicë 1 rast (48 vjeç), Gjakovë 1 rast (84 vjeç), Podujevë 1 rast ( 72 vjeç)'', thekson IKSHPK.

Numri total i rasteve pozitive është 46.118  raste nga 161.907 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.186 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 566 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 33.064 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.868.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 198 raste, Pejë 38 raste, Podujevë 37 raste, Fushë-Kosovë 36 raste, Ferizaj 26 raste, Lipjan 21 raste, Drenas 20 raste, Mitrovicë 18 raste, Gjilan 15 raste, Obiliq 15 raste, Vushtrri 15 raste, Istog 12 raste, Viti 11 raste, Klinë 8 raste, Gjakovë 6 raste, Kamenicë 6 raste, Prizren 6 raste, Rahovec 6 raste, Deçan 5 raste, Malishevë 5 raste, Shtime 5 raste, Skenderaj 5 raste, Dragash 2 raste, Hani i Elezit 2 raste, Shtërpcë 2 raste, Suharekë 2 raste dhe me nga nje rast komunat Novobërdë dhe  Ranillug.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)