26 Prill 2024

Koronavirusi i ka marrë jetën afro 3.500 njerëzve, infekton mbi 100.000

Gjenevë, 7 shkurt - Njëzet e një persona në një anije në San Francisko, kanë rezultuar të kenë koronavirusin, thanë autoritetet në Shtetet e Bashkuara të premten, duke theksuar se më shumë se 101.400 raste janë shënuar deri më tani në gjithë botën nga përhapja e shpejtë e virusit.

Koronavirusi i ka marrë jetën deri më tani afro 3.500 njerëz, shumica prej tyre regjistrohen në territorin e Kinës.

Numri i të vdekurve nga epidemia e koronavirusit në Kinë u rrit në 3.072 të shtunën, njoftoi Komisionit Kombëtar i Shëndetësisë.

Autoritetet bënë të ditur se 28 njerëz vdiqën në 24 orët e fundit, ndërsa u zbuluan 99 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve të konfirmuara në 80.651.

Zëvendëspresidenti Mike Pence, tha se anija “Grand Princess” do të sillet në një port jo-komercial ku do të testohen edhe 2,400 vizitorë dhe 1,100 pjesëtarë të stafit.

“Ata që duhet të futen në karantina, do të futen. Ndërsa ata që kanë nevojë për trajtim mjekësor, do të trajtohen”, tha Pence.

Virusi ka shkaktuar edhe rritje të dëmeve ekonomike, me zbrazjen e mallrave rënien në stok.

Presidenti Donald Trump të premten ka nënshkruar një projekt-ligj për ofrimin e 8.4 miliardë dollarëve në shtimin e kapaciteteve për testimin e koronavirusit. Raste të prekura me koronavirus janë shënuar në më shumë se gjysmën e shteteve në SHBA. 15 persona kanë humbur jetën nga ky virus deri më tash.

Organizata Botërore e Shëndetësisë tha se cdo shtet duhet ta bëjë prioritet luftimin e këtij virusi, duke u ndërlidhur me Iranin që ka shënuar 124 viktimave dhe 1 mijë raste të reja brenda 24 orëve.

Italia është vendi më i prekur evropian nga virusi ku deri më tash ka shënuar 200 viktima. Numri i personave të infektuar rritet në 4636, kurse të atyre që janë shëruar në 523.

Rajoni më problematik është ai i Lombardisë, ku janë 2 mijë e 612 të prekur teksa dy rajonet e tjera problematike mbete Emilia- Romagna si dhe Veneto.

Referuar shifrave, të shëruarit përbëjnë 11,28% të të prekurve, kurse ata që kanë humbur jetën janë 4,25%, me moshë mesatare 81 vjeç.

Numri i të vdekurve në Iran ka shkuar në 107 persona, ndërkohë ka sipas disa mediave numri i viktimave është ulur qëllimit nga qeveria e vendit dhe se mund të jetë më i madh.

Korea Jugore ka raportuar të shtunën 174 raste të reja duke cuar shifrën e të prekurve në 6,767.

Ministria e Shëndetësisë së Egjiptit ka bërë të ditur se në vend janë raportuar 12 raste të reja të koronavirusit.

Siç raporton e përditshmja egjiptiane "Akhbar el-Yom", pacientët kanë qenë në bordin e një anijeje të Nilit që ishte drejtuar në veri nga qyteti jugor Aswan drejt qytetit Luxor.

Një zyrtar i ministrisë tha se një turist nga Tajvani, i cili ishte i anije, ishte i infektuar me konoranvirusin e ri, me të cilin 12 nga 14 personat në bord kishin kontraktuar virusin.

Klinika për sëmundje infektive "Dr. Fran Mihaljeviç" në Zagreb të Kroacisë konfirmoi edhe një rast të një personi të prekur nga koronavirusi, duke e çuar kështu në 12 numrin e rasteve të të infektuarve me virusin.

Rasti i fundit ka qenë kontakt i ngushtë i një pacienti tjetër me COVID-19 në Varazhdin, theksoi në një deklaratë të jashtëzakonshme Selia e Mbrojtjes Civile e Republikës së Kroacisë.

Numri i të infektuarve me koronavirusin e ri në Mbretërinë e Bashkuar është rritur në 163, me 47 raste të reja të konfirmuara sot nga autoritetet shëndetësore.

Viktima e parë në Britani ishte një burrë i moshuar i cila ndërroi jetë nga sëmundja vdekjeprurëse në fillim të kësaj jave në Berkshire.

Sllovakia ka konfirmuar sot rastin e parë të regjistruar me koronavirusin e ri COVID-19.

Kryeministri sllovak Peter Pellegrini tha se një person ka rezultuar pozitiv me virusin vdekjeprurës pas analizave të kryera.

Pellegrini tha se personi në fjalë nuk ka udhëtuar jashtë vendit, por është takuar me të birin e tij i cili para disa ditëve është kthyer nga Italia.

Në Serbi është konfirmuar rasti i parë me koronavirusin e ri. i  infektuari, është një burrë 43 vjeç nga Subotica, qe ka vizituar Budapestin. Atje, motra e tij kishte probleme me frymëmarrjen. Ai aktualisht është vënë në karantinë në një spital të Suboticës.

Rreth 3.4 përqind e rasteve të konfirmuara me COVID-19, kanë vdekur në botë. Simptomat e këtij virusi janë kollitje dhe temperaturë e lartë

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)