24 Shtator 2020

Konfirmohen 11 raste me gripin sezonal

Prishtinë, 15 janar - Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK) ka noftuar se në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës është formuar konsiliumi, i cili po përcjell gjendjen me gripin sezonal.

Pas analizës së bërë nga konsiliumi, konstatohet se në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), nga 1 dhjetori 2019 deri me 15 janar2020, janë konfirmuar 11 raste me gripin sezonal (Influenca A).

Prej tyre, një pacient rreth 80 vjeç, i cili kishte edhe probleme tjera shëndetësore, ka vdekur në muajin dhjetor.

Për momentin në Klinikën Infektive janë të shtrirë për trajtim 4 raste, 3 prej tyre janë në gjendje stabile, ndërsa një rast është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në Mjekimin Intensiv të klinikës.

Instituti Kombëtarë i Shëndetësisë Publike dhe Klinika Infektive kanë kuadër të mjaftueshëm profesional, që po merren me përcjelljen dhe menaxhimin e rasteve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 Shtator 2020

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Komunën e Ferizajt. (Objekti i Komunës Ferizaj, ora 9:30)

- Në kuadër të Javës së sporti, Federata e Pingpongut në bashkëpunim me Departamentin e sportit të MKRS do të organizoj një aktivitet promovues për pingpongun në Pejë. (Sheshi Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi viziton Mural Fest. (Muralet e qytetit në Ferizaj, ora 10:00)

- Komuna e Prizrenit fillon projektin e Drejtorisë së Shëndetësisë për Kujdesin Geriatrik me ç'rast kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, nënkryetari i Komunës së Prizrenit, Visar Shehu dhe drejtoresha e Drejtorisë së Shëndetësisë, Narqize Arënliu Hoxhaj do të prononcohen për media. (Nisja do të bëhet nga objekti i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare, ora 10:00)

- Mbledhja e komisionit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të shqyrtohet plani i punës së Komisionit për sesionin vjeshtor 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:30)

 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në ndarjen e certifikatave për të rinj të trajnuar për ndërmarrësi. (Qendra e Inovacionit në Ferizaj, ora 11:00)

- Zëvendësguvernatori për Mbikëqyrje Financiare, Sokol Havolli dhe Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi mbajnë konferencën për media. (Auditoriumi i BQK-së, ora 11:30)

-  Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të shqyrtohet Projektligji për mbrojtje nga dhuna në familje. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)
 
 - Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi merr pjesë në aktivitet me misionin e OSBE-së. (Muzeu i Kosovës, ora 14:00)