26 Prill 2024

Komuna e Mitrovicës merr masa parandaluese rreth Koronavirusit

Mitrovicë, 12 mars - Drejtuar nga nënkryetari i komunës, Faruk Mujka, sot është mbajtur mbledhje e Bordit të Drejtorëve, ku janë diskutuar rekomandimet e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës, lidhur me masat parandaluese rreth virusit COVID- 19.

Në këtë mbledhje ekzekutivi i komunës u dakorduan që Komuna e Mitrovicës të njoftoj të gjithë qytetarët, lidhur me këto rekomandime si masa parandaluese rreth virusit COVID- 19.

1. Gjatë vikendit do të dezinfektohen detajisht të gjitha hapësirat e ndërtesave të Komunës së Mitrovicës, duke përfshirë këtu edhe institucionet shëndetësore dhe ato arsimore.

2. Punëtoret e sporteleve të Komunës së Mitrovicës do të pajisen me maska mbrojtëse, dorëza dhe dezinfektues.

3. Ndalimi i veprimtarisë së klubeve restoranteve, klubeve të natës , palestrave, pishinave pas orës 23:00.

4. Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë privatë që kryejnë transport publik të udhëtarëve, duhet të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.

5. Inspektim i vazhdueshëm i subjekteve afariste, në rast të ngritjes së çmimeve do të gjobiten.

6. Lirimin nga vendi i punës të njërit prind për përkujdesje të fëmijëve.

Në fund lusim të gjithë qytetarët e Komunës së Mitrovicës që vetëm për raste të domosdoshme të paraqiten në komunë, dhe për çdo pyetje, apo kërkesë të tyre në lidhje me shërbimet komunale, të thërrasin në Qendrën e Thirrjes pa pagesë në numrin 080019400.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)