02 Korrik 2020

Komuna e Istogut ndër komunat më të suksesshme për menaxhimin pandemisë

Prishtinë, 26 qershor - Kryetari i Komunës Haki Rugova ka pritur sot në takim Ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj, me të cilin biseduan lidhur me përballjen  dhe sfidat e  komunës së Istogut me Virusin Covid 19. 

Ministri u njoftua nga afër për gjithë angazhimin që Shtabi  Emergjent  për Parandalimin e Virusit Covid-19 në Istog ka bërë në përballjen me pandeminë  e CoronaVirusi.

Kryetari Rugova falënderoj ministrin Zemaj  për vizitën dhe u shpreh  se ai dhe Shtabi Emergjent për Parandalimin e Virusit Covid-19 në Istog, ka punuar vazhdimisht çdo ditë si ekip dhe se kanë qenë në kontakt të përhershëm me Ministrinë dhe organet tjera përgjegjëse, ku shprehu falënderimin e tij për bashkëpunimin e vazhdueshëm nga këto institucione.

Kryetari Rugova tha po ashtu se angazhimi për parandalim e këtij virusi  do të jetë i vazhdueshëm si për të menaxhuar rastet me Covid-19  po ashtu edhe për të  parandaluar  përhapjen e tij.

Ndërkaq Ministri Armend Zemaj, falënderoj kryetarin Rugova për pritjen ku përgëzoj dhe uroj  kryetarin dhe  Shtabin Emergjent  për Parandalimin e Virusit Covid-19 në Istog për punën dhe angazhimin e tyre në luftë ndaj pandemisë. 

Ai tha se komuna e Istogut është njëra ndër komunat më të suksesshme sipas statistikave dhe ngjarjeve që janë zhvilluar për luftimin  dhe menaxhimin e kësaj pandemie

Delegacioni qeveritar i shoqëruar edhe nga kryetari Haki Rugova dhe Ambasadori Turk në Kosovë, Cagri Sakar vizituan QKMF-në në Istogut ku me këtë rast u bë edhe përurimi i renovimit të repartit të Gjinekologjisë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare donacion nga  KFORI Turk në Kosovë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Korrik 2020 - Mbahet mbledhja e dytë e rregullt për vitin 2020 e Kuvendit të Komunës së Prizrenit. (Salla e Kuvendit të Komunës në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Inaugurohen zyrat të reja të Bankës Qendrore të Kosovës në të cilen do të merr pjesë edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti. (Tek ish-zyrat e Komunës së Prishtinës që gjenden mes objektit të BQK-së dhe parkingut nëntokësor tek Hotel Grandi, ora 10:00)

- Nataliya Apostolova, Udhëheqëse e Zyrës së BE-së në Kosovë do t’i dorëzojë Ministrisë së Shëndetësisë 6,000 komplete testimi për COVID-19, 90 shtretër spitalorë, mbi 67,000 maska të frymëmarrjes dhe pajisje të tjera mjekësore në mbështetje të sistemit shëndetësor. (Live stream në facebook.com/EuropeanUnionInKosovo, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të vizitojë Komunën e Gjilanit ku do te takohet me kryetarin Lutfi Haziri. (Objekti i Komunës së Gjilanit, ora 10:30)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi dhe Kryetari i Komunës se Gjilanit, Lutfi Haziri vizitojnë stadiumin e qytetit në Gjilan si dhe vendosin gur-themelin e stadiumit ndihmës. (Gjilan, ora 11:00)
 
- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe Iniciativa për Progres me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it, do të mbajnë konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti i monitorimit dhe hulumtimit në fushën e prokurimit publik: “E drejta për ujë, peng i prokurimit: Analizë e tenderit maratonik për ujësjellës në Komunën e Dragashit”. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar e Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, përfaqësuar nga Ambasada Britanike, nënshkruajnë Memorandum Mirëkuptimi për të siguruar emërime profesionale të udhëheqësve të institucioneve dhe organeve publike, nëpërmes proceseve të drejta dhe transparente të rekrutimit. (Holli i Kuvendit të Kosovës​, ora 12:00)

- SKOPI Studentor organizon aksion simbolik për të treguar realitetin e krijuar nga emërimet e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës. (Para ndërtesës së Ministrisë së Arsimit, ora 12:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në nënshkrimin e Memorandum Bashkëpunimit me Ambasadën Britanike për pozitat e larta drejtuese. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 13:00)

- IKD dhe INPO mbajnë konferencë për medie, në të cilën do publikohet raporti i monitorimit dhe hulumtimit në fushën e prokurimit publik “E drejta për ujë, peng i prokurimit”. (Hotel “Sirius”, ora 14:30)

- Me rastin e Ditës Botërore të Gazetarëve të Sportit, Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka ftuar të gjithë gazetarët e sportit, në takim me për të diskutuar mbarëvatjen e sportit në vendin tonë si dhe sfidat me të cilat ballafaqohet sporti dhe gazetarët sportivë. (Kabineti i Ministres së MKRS-së, ora 15:15)