26 Prill 2018

Komisioni për Shëndetësi shqyrton Implementimin e Sistemit Informativ Shëndetësor

Prishtinë, 28 mars - Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale do te takohet sot me kryeshefin e Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale (AKPPM) Jeton Shala.

Komisioni për Shëndetësi po ashtu sot do të bëj shqyrtimin e raportit të performancës për Efikasitetin dhe Efektivitetin në Implementimin e Sistemit Informativ unik të Integruar Shëndetësor. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Prill 2018

- Ministria e Zhvillimit Ekonomi organizon konferencë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Vajzave në TIK. (Ndërtesa e AUK, rruga për Gërmi, ora 9:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 9:30)

 - Kryeministri Ramush Haradinaj bënë homazhe në nderim të viktimave në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 11:40)

- Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur në bashkëpunim me Këshillin Koordinues të Asociacioneve Familjare te të Zhdukurve të Kosovës organizon tubimi përkujtimor. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në Tubimin Qendror Përkujtimor në Kompleksin Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës. (Kompleksi Memorial në Mejë, Komuna e Gjakovës, ora 12:00)

- Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut organizon aksionin simbolik me rastin e Ditës Kombëtare për Personat e Pagjetur. (Sheshi Ibrahim Rugova, ora 20:00)