19 Mars 2024

Klinika Syve pranon 21 mijë euro donacion në aparatura nga Çekia

Prishtinë, 14 maj - Klinika e Syve, sot ka pranuar një donacion në paisje në vlerë 21 mijë euro, nga “People in Need”, mundësuar nga Agjensioni Çek për Zhvillim.

Me këtë rast, Ramadan Berisha, i cili përfaqëson donatorin, tha se ky donacion është dhuratë nga populli çek. “Ky donacion realizohet  në kuadër të projektit integrimi i personave me probleme me shikim”, u shpreh Berisha.

Sipas tij,  kjo aparaturë do të mundësoj dhe lehtësojë trajtimin e personave që kanë probleme me shikim, e që ka qenë edhe synimi kryesor i donacionit që është realizuar përmes Agjencisë Çeke, e cila është prezente nga viti 2010 në Kosovë.  

Në anën tjetër, dr. Florim Zejnullahu,  drejtor i Klinikës së Syve në QKUK, tha se donacion ka vlerë të madhe për  Klinikën e Syve, ngase janë paisje dhe aparatura që nevojiten shumë për Klinikën Syve.

Ai falenderoj donatorin, duke rikujtuar se para 2 vjetëve, kishin sjellur edhe një doktor kirurg i cili ka punuar për 5 ditë në kuadër të Klinikës së Syve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)