26 Prill 2024

KFOR-i italian dhuron barna për QKUK

Prishtinë, 4 gusht - Barnatorja Qendrore e QKUK/SHSKUK-së, respektivisht shërbimi farmaceutik i SHSKUK-së ka pranuar sot një donacion me medikamente nga OJQ “Perigeo onlus” përmes KFORI-it italian.
 
Donacioni i është dorëzuar shërbimit farmaceutik të SHSKUK-së, nga ana e nënkolonel Marco Pertile, shef i Zyrës së CIMIC të Grupit shumëkombësh Perëndim në emër të Komandant Enzo Ceruzzi.

Zyrtarët e lartë nga KFOR-i italian janë mirëpritur nga drejtori i përgjithshëm Curr Gjocaj, në Barnatoren Qendrore të SHSKUK-së, ku janë njohur më për së afërmi me punën, mbarëvajtjen dhe ecurinë e furnizimit të institucioneve shëndetësore në kuadër të SHSKUK-së dhe organizimin e punës.

Drejtori i përgjigjëm ka falënderuar zyrtarët e KFOR-it italian për dhurimin e donacioneve me barna, dedikuar institucioneve nën varësi të SHSKUK-së.

Koordinatorja për çështje farmaceutike, Arijeta Stanovci, në emër të shërbimit farmaceutik të SHSKUK-së, ka shprehur mirënjohje dhe falënderimet për popullin Italian, OJQ “Perigieo onlus” dhe zyrtarët e lartë të Grupit Shumëkombësh Perëndim (MNBG-W) që në vazhdimësi po ofrojnë  mbështetjen, përkrahjen dhe ndihmën e pakursyer,  tashmë dhe me ofrim donacionesh të njëpasnjëshme me medikamente.

Donacioni i pranuar, i dedikohet disa klinikave të QKUK-së, dy Spitaleve të Përgjithshme dhe Shtëpive të Shëndetit Profesional Mendor (SHPSHM) në Prizren, njësi organizative të SHSKUK-së.

Pertile ka shprehur gatishmërinë e ofrimit të donacioneve të mëtejme për SHSKUK-në dhe ka përgëzuar menaxhmentin e lartë të SHSKUK-së dhe shërbimin farmaceutik (SHSKUK) lidhur  me bashkëpunimin, angazhimin, organizimin dhe shpërndarjen  e barnave të ofruara  si donacione,  jo vetëm në QKUK,  por edhe  në Spitalet e përgjithshme Rajonale dhe njësi tjera organizative të SHSKUK-së.

Barnat e pranuara donacion  janë; Ceftazidime, 1g/3ml im, Prednisone, 5mg, Quetiapina 300 mg, Rasagilina 1mg, Cinnarizina dhe Allopurinol.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)