26 Prill 2024

Kërkohet plan veprimi për personat me aftësi të kufizuar në Gjilan

Gjilan, 4 mars - Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese e Kuvendit Komunal në Gjilan, ka kërkuar nga institucionet komunale që të bashkëveprojnë me Komitetin për personat me aftësi të kufizuar, me qëllim që të sigurohen shërbime sa më të mira dhe sa më të lehta për këtë kategori.

Njëherësh, në këtë takim, Kurteshi-Emini ka falënderuar këtë trupë komunale, për gjithë punën dhe angazhimin e saj për të jetësuar agjendën e Kuvendit dhe Komitetit dhe po ashtu ka premtuar mbështetje të idesë për hartimin e një plani komunal të veprimit për personat me aftësi të kufizuar.     

Për më tepër, ajo ka thënë se personat me aftësi të kufizuar janë kategori e veçantë dhe shumë e vlefshme, prandaj do të kujdesemi dhe angazhohemi që ata të ndjehen pjesë e barabartë dhe e rëndësishme e shoqërisë.

Komuna e Gjilanit ka bërë një hap tutje në avancimin e të drejtave të kësaj kategorie, duke e themeluar Komitetin e personave me aftësi të kufizuara, i cili po shërben si trupë ndihmëse e Kuvendit Komunal, në identifikimin e nevojave të këtyre personave dhe rekomandimin e tyre për miratim në Kuvend.

Komiteti ka për detyrë të bëjë propozime për rregullore të ndryshme dhe akte tjera të brendshme për fushën e aftësisë së kufizuar, të analizojnë çështjet që kanë të bëjnë me zhvillimin e peronave me aftësi të kufizuar dhe të drejtat e tyre, të përcaktojë prioritetet në këtë fushë dhe të tjera. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)