15 Maj 2021

Irlanda është vendi i parë në Europë që rikthehet në izolim

Dublin, 20 tetor - Situata në Europë për shkak të koronavirusit është mjaft shqetësuese.

Për këtë arsye, Irlanda është vendi i parë në Europë që rikthehet në izolim, por shkollat do të qëndrojnë të hapura.

Kryeministri irlandez Michael Msrtin, i ka kërkuar popullit zyrtarisht, që të qëndrojë në shtëpi por duke nënvijëzuar se dyert e shkollave do të qëndrojnë të hapura.

Rregullat e reja, që do të hyjnë në fuqi për 6 javët në vijim, prej mesnatës së të mërkurës, përfshijnë mbylljen e çdo aktiviteti tregtar, jo të domosdoshëm dhe limitojnë aktivitetin e bareve dhe restoranteve, duke lejuar që klienti ta marrë porosinë me vete.

Kalendari

Ngjarjet e datës 15 Maj 2021 - Nga pika kufitare Morinë deri në Bajgorë do të bëhet përcjellja e transportit të jashtëzakonshëm i cili do të ketë 6 automjete në shoqërim te cilat do të jenë me një gjatësi maksimale 75 m. (Pik kufitre Morinë - Vërmicë, ora 00:10)

- Vazhdon vaksinimi i personave të moshës mbi 65 vjeç me vaksinën anti-Covid. (Salla 1 Tetori, ora 8:00)

- BP Home Invest, së bashku me fabrikën InstaBuilt mbajnë konferencë për media lidhur me nisjen e kontingjentit te parë të shtëpive modulare për në SHBA. (Fabrika InstaBuilt - rruga Prishtinë Vushtrri afer fshatit Llazarevë, ora 11:30)

- Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK-së, ora 12:00)

- Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Salla 1 Tetori, ora 12:00)