26 Prill 2024

Instituti i Shëndetësisë Publike konfirmon 10 raste me koronavirus

Prishtinë, 15 maj - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se sot në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare janë testuar gjithsej 236 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren nga te cilat me koronavirus janë konfirmuar 10 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Vushtrrisë 4 raste, komuna e Ferizajit 4 raste nga te cilat 3 raste në qytetin e Ferizajt dhe 1 rast në Rahovicë dhe me nga 1 rast vendbanimet: Prishtinë dhe 1 në Randobravë të Prizrenit.

Sot po ashtu është shëruar edhe 1 pacient derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 691 raste.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 15 maj 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 4.588.873 raste të COVID-19 dhe 306.185 raste të vdekjes. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)