03 Mars 2021

IKSHPK konfirmon 6 vdekje, 269 të shëruar dhe 320 raste me koronavirus

Prishtinë, 20 janar - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Po ashtu sipas IKSHPK-se gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.683 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 320 raste pozitive.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Deçan 1 rast (80 vjeç), Fushë-Kosovë 1 rast (70 vjeç), Mitrovicë 1 rast (76 vjeç), Obiliq 1 rast (55 vjeç), Podujevë 1 rast (56 vjeç), Vushtrri 1 rast (72 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 56.732 raste nga 213.372 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.426 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 269 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 49.982 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.324.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 115 raste, Vushtrri 21 raste, Prizren 19 raste, Lipjan 17 raste, Podujevë 17 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Gjakovë 13 raste, Gjilan 11 raste, Malishevë 11 raste, Pejë 11 raste, Shtime 10 raste, Ferizaj 9 raste, Klinë 8 raste, Suharekë 7 raste, Mitrovicë 6 raste, Drenas 5 raste, Graçanicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Kamenicë 3 raste, Obiliq 3 raste, Skenderaj 3 raste, Deçan 2 raste, Junik 2 raste, Viti 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog dhe Mamushë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Mars 2021 - Kolegji Ndërkombëtar i Biznesit në Mitrovicë inauguron projektin “Fuqizimi i autonomisë universitare dhe rritja e llogaridhënies e transparencës së universiteteve të Ballkanit Perëndimor”. (Selia e Kolegjit IBCM, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore kundër të pandehurit Enis Ramadani për vepren penale 'Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve'. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Avokati i Popullit, Naim Qelaj viziton ekspozitën për fëmijët e vrarë gjatë luftës “Na ishte një herë që kurrë mos qoftë”. (Biblioteka “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë, lagjja Dardania, ora 10:00)

- Parlamenti i dytë rural shqiptar organizon konferencë për të diskutuar sfidat dhe veprimet konkrete për mirëqenien e banorëve të zonave rurale. (Platforma Zoom, ora 10:00)

- Pas rritjes së numrit të rasteve me COVID-19 në Gjilan, kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, mban konferencë për media pas takimit të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19. (Zyra e krytarit Haziri, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit organizon ceremoninë e shpërndarjes së librave të botuar dhe të blerë me financimin e Departamentit të Kulturës në MKRS. (Biblioteka Kombëtare e Kosovës, ora 11:00)