13 Gusht 2020

Hoti e Zemaj ftohen të raportojnë për menaxhimin katastrofal të Pandemisë

Prishtinë, 7 korrik - Nisur nga gjendja e rëndë e krijuar për shkak të menaxhimit katastrofal me Pandeminë COVID-19, pas kërkesës së nënkryetares së Kuvendit Arbërie Nagavci të miratuar në kryesi të Kuvendit, kryetarja Vjosa Osmani ka dërguar kërkesën që pa humbur kohë Avdullah Hoti duhet të vije për raportim në Kuvendin e Kosovës në lidhje me menaxhimin e pandemisë.

Në anën tjetër, deputetët tanë në Komisionin për shëndetësi, kanë kërkuar zyrtarisht nga komisioni që Armend Zemaj duhet të raportojë në Komisionin parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale. Njëjtë dhe Drejtuesit e SHSKUK-së.

Situata pandemike me COVID-19 është përkeqësuar shumë dhe vazhdon të zgjerohet me shpjetësi.

Numri i të infektuarëve dhe i të vdekurve nga virusi brenda një ditë është i lartë dhe tejet shqetësues.

Nga të dhënat e publikuara të Institutit Kombëtar për Shëndetësi Publike, vetëm nga 1 korriku e deri më sot, brenda një jave janë infektuar 828 persona me COVID-19, kurse 28 pacientë kanë vdekur si pasojë e këtij virusi.

Lëvizja Vetëvendosje konsideron se kjo gjendje është alarmante dhe për fat të keq po vazhdon të thellohet. Nga dita në ditë, po shtohet numri si i të prekurve edhe i atyre humbin jetën.

"Në kohën kur qytetarët po përballën me një rrezik të tillë, klinikat e stërmbushura e me kapacitete të kufizuara e rëndojnë edhe më shumë gjendjen", thekson LV.

Në anën tjetër LV vlerëson se ata që e kanë përgjegjësi menaxhimin e situatës dhe mbrojtjen e shëndetit publik janë përhumbur në paaftësinë e tyre e në tezat për imunizim kolektiv natyror.

"Shëndeti publik është përgjegjësi e drejtpërdrejt e bartësve të institucioneve të Kosovës. Kërcënimi me të cilin janë duke u ballafaquar qytetarët këto ditë kërkon reagim të shpejtë dhe efikas për të mbrojtur shëndetin e tyre."

"Qytetarët janë braktisur në ditët më vështira nga ata që e kanë detyrë për t'u dalur në ndihmë e në mbrojtje. "

"Ecja e kësaj Qeverie pa strategji e plan, po i kushton qytetarëve me humbje jetësh. Prandaj edhe kemi kërkuar raportim para deputetëve e Kuvendit me qëllim të kthimit të vëmendjes kah shëndeti i qytetarëve", deklaron LV.

Kalendari

Ngjarjet e datës 14 Gusht 2020  - Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit shqyrton raportin me amendamente në Projektligjin nr.07/L-006 për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303, ora 9:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, raporton në Komisionin për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale lidhur me menaxhimin e situatës me Covid-19. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 9:00)  
    
- Kuvendi i Kosovës mban seancën e radhës ku në rend dite është shqyrtimi i dytë i Projektligjit për parandalimin dhe luftimin e Pandemisë COVID-19 në territorin e Republikës së Kosovës: shqyrtimi i parë i Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike etj. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)   

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” bëjnë publikimin e raportit hulumtues “Efekti i të lexuarit në mirëqenien psikologjike dhe inteligjencën emocionale të fëmijëve të Kosovës”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, ora 10:00)    

- Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, viziton komunën e Pejës ku do të pritet nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri. (Ndërtesa e Komunës, Pejë, ora 10:00)    

- Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, së bashku me zhongluesin e mirënjohur nga Vitia, Agim Agushin, do të mbajnë konferencë për media. (Objekti i Komunës, Mitrovicë, ora 11:00)

- Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ‘ka diçka me thanë’. (Zyra e kryetarit te Gjilanit, ora 12:00)