02 Shkurt 2023

Hapet programi “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijë 0-3 vjeç”

Prishtinë, 25 janar - Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës në bashkëpunim me zyrën e UNICEF-it në Kosovë, Ministrinë e Shëndetësisë dhe AMC hapë zyrtarisht programin “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijë 0-3 vjeç”.

Qëllimi i programit “Vizita në shtëpi për gratë shtatzëna dhe fëmijë 0-3 vjeç” është mbrojtja dhe avancimi i shëndetit të nënave dhe fëmijëve dhe mirëqenia e tyre, me fokus në kujdesin gjatë shtatzënisë dhe pas saj te gratë dhe fëmijët në zona rurale dhe në komunitete të margjinalizuara.

Programi fillon sot në Qendren Kryesore të Mjekësisë Familjare ku me këtë rast do të realizohet vizita e parë në shtëpi dhe gjithashtu do të bëhet pranimi i një veture e cila dhurohet nga UNICEF-i si mbështetje për realizimin e këtij programi.

Në aktivitetin e hapjes së programit, të pranishëm në këtë ngjarje do të jenë Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama, Drejtori i Shëndetësisë Dr. Izet Sadiku, Ambasadori i Luksemburgut Eric Dietz dhe znj. Nona Zicherman, shefe e zyrës së UNICEFIT në Kosovë.

Gjithashtu pritet të vijë edhe Ministri i Shëndetësisë z.Arben Vitia

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 shkurt 2023

- Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale shqyrton draft-planin e punës për sesionin pranveror 2023. (Ndërtesa e Kuvendit, N303, ora 9:00)

Paneli i Gjykatës së Apelit bën shpalljen e aktgjykimit të apelit në çështjen Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj. (Hagë, ora 9:30)  

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGjK) mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 10:00)  

- Kuvendi i Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)  

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve shënon Ditën Globale të Zgjedhjeve me temën “Pjesëmarrja në zgjedhje në Republikën e Kosovës dhe roli i institucioneve”. (Hotel Sirius, ora 10:00)  

-Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Ferizajt ku do të takohet me kryetarin Agim Aliu. (Ferizj, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministrja e Republikës së Kosovës, Emilija Redžepi organizon tryezë të rrumbullakët me rastin e regjistrimit të ardhshëm të popullsisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:00)