26 Prill 2024

Gratë jetojnë mesatarisht 4.4 vjet më gjatë se burrat

Gjenevë, 5 prill - Për herë të parë, Organizata Botërore e Shëndetësisë nxorri statistikat shëndetësore globale sipas gjinisë, nga ku rezulton se gratë jetojnë mesatarisht 4.4 vjet më shumë se burrat në nivel global.

Raporti përcaktoi gjithashtu se në lindje, foshnjat kanë më shumë gjasa të jenë meshkuj sesa femra, me afro 73 milionë djem që priten të lindin këtë vit, në krahasim me 68 milionë vajza.

Por për shkak të dobësisë më të madhe biologjike dhe sjelljeve më të rrezikshme, normat e vdekshmërisë kanë prirje të jenë më të larta tek djemtë dhe burrat.

Analiza tregon se në një shkallë globale, vajzat e lindura në vitin 2016 pritet të jetojnë deri në moshën 74.2 vjeç, ndërsa mesatarisht djemtë arrijnë në 69.8 vjet.

Samira Asma nga OBSH-ja u shpreh se një arsye pse gratë jetojnë më gjatë është se janë më të predispozuara për t'u kujdesur për shëndetin.

"Vdekja e nënës gjatë lindjes është shkaku kryesor i uljes së jetëgjatësisë tek gratë dhe ka një diferencë të madhe në rrezikun ndaj vdekjeve mes nënave nga vendet me të ardhura të larta dhe atyre të ulëta. Në shumë raste, burrat e përdorin kujdesin shëndetësor më pak se gratë, ata kanë pak gjasa ta kërkojnë këtë kujdes dhe ta vazhdojnë atë edhe nëse diagnostikohen me një sëmundje. Burrat gjithashtu kanë më shumë gjasa të vdesin nga sëmundjet jo të transmetueshme dhe aksidentet rrugore." .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)