16 Janar 2021

Gjilani ka aktualisht 73 raste aktive me COVID-19

Gjilan, 28 shtator - Komiteti për parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, ka mbajtur të hënën takimin e radhës, i cili është udhëhequr nga nënkryetari, Arbër Ismajli.

Ismajli, që tash e 6 muaj udhëheq me operacionet anti-COVID-19, ka vlerësuar se është lajm i mirë rënia e numrit të rasteve pozitive, derisa konfirmoi se janë 73 raste aktive në këtë komunë.

Gjendja e përgjithshme është kjo: 1008 të infektuar në total, 891 të shëruar, 73 raste aktive, 44 të vdekur, 12 të hospitalizuar dhe 12 mostra në pritje.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 Dhjetor 2020

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike mban konferencën për media me temë “Financimi i partive politike në Kosovë: Cilat janë problemet kryesore që po dëmtojnë transparencën dhe integritetin e financimit gjatë proceseve zgjedhore?”. (Hotel Sirius, ora 11:00)