19 Mars 2024

FSSHK: A është ky mashtrim i radhës?

Prishtinë, 3 qershor - Kryesia e FSSHK-së, në mbledhjen e mbajtur me datën 02.06.2010, pas analizave dhe informatave të marra nga tereni ka konstatuar cenimin e marrëveshjes verbale në mes të Kryetarit të FSSHK-së Dr. Blerim Syla dhe Ministrit të Shëndetësisë Dr. Bujar Bukoshi, e lidhur me 16 prill 2010 mbi kërkesat tashmë të njohura për opinionin kosovar.

 

Në këtë drejtim është konkluduar se kjo marrëveshje nuk është respektuar në tërësi, dhe në mënyrë siç janë dakorduar palët në këtë marrëveshje.
 
“Edhe njëherë kërkojmë nga Ministri i Shëndetësisë, si dhe nga komunat për borxhet e mbetura të vitit 2009, që kërkesat e materializuara në këtë marrëveshje të merren seriozisht dhe të përmbushen në tërësi, sipas marrëveshjes në fjalë”, ka deklaruar Kryetari i FSSHK-së, Dr. Blerim Syla.

Ai ka theksuar se FSSHK kërkon që këto obligime të realizohen dhe të përmbushen sa më shpejtë, në mënyrë që të mos krijohet situatë e pavolitshme në të cilën FSSHK-ja do të detyrohet që të përdorë të gjitha mjetet dhe aksionet sindikale legjitime për realizimin e këtyre kërkesave.

“Me këtë rast informojmë të gjithë akterët relevantë, se që nga momenti i publikimit të kësaj komunikate e deri në 15 ditët e ardhshme, në rast se nuk do të ketë lëvizje pozitive në drejtim të realizimit të marrëveshjes, FSSHK-ja do të publikojë listën e komunave dhe krerëve të saj që nuk kanë përmbushur obligimet ndaj punëtorëve shëndetësorë.”
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)