20 Janar 2021

FSK do të ndihmoj 21 komuna me pajisje mbrojtëse për Covid-19

Prishtinë, 12 nëntor - Ministria e Mbrojtjes e Republikës se Kosovës organizon aktivitetin e dorëzimit të donacionit  të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) me pajisje mbrojtëse për Covid-19 në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

Qendra Mjekësore e Forcës së Sigurisë së Kosovës do të ndihmoj 21 Komuna  me pajisje mbrojtëse për Covid-19,  mjete këto nga donacioni i shtetit Gjerman dhuruar Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Në aktin e dorëzimit të këtij donacioni do të jenë të pranishëm Zëvendës Komandanti i FSK-së gjeneral major Enver Cikaqi, Drejtori i QMFSK, Shkëlzen Syla dhe gjeneral brigade Frank Best drejtor  i NALT-it (Ekipi Këshillues Ndërlidhës i NATO-s).

Ceremonia do të mbahet sot në ambientet e Qendrës Kryesore të  Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, rruga "Afrim Zhitia".

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Dhjetor 2020

- Mbahet seanca e parë gjyqësore me rastin e padisë për diskriminim të qytetarit me aftësi të kufizuar, Faruk Kukaj ndaj komunës së Prishtinës. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 9:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të bëjnë përurimin e sallës së edukatës fizike në shkollën “Dy Dëshmorët e Zhurit”. (Fshati Zhur, ora 10:00 - nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:20)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Brahim Krusha për Keqpërdorimi seksual te personave nen moshën 16 vjeçare. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Shoqata "Miqtë e Amerikës" organizon me moton "E para SHBA-ja" ku do të festohet inaugurimi i Presidentit të 59 të SHBA-ve Joe Biden dhe zëvëndes Presidentës Kamala Harris. (Restauranti "Liburnia" në Prishtinë, ora 12:00)   

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Albert Ramadni për çështjen penale të vrasjes së rëndë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

- Mbahet seanca për rastin e ish-drejtorit të Policisë, Rashit Qalaj. (Gjykata Themelore në Pallatinë e Drejtësisë, 13:30)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, viziton Qendrën Rekreative Sportive në Brezovicë. (Brezovicë, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, takon bizneset e udhëhequra nga gratë në Komunën e Shtërpcës. (Hoteli “THE ROCK”, Shtërpcë, ora 16:00)