26 Prill 2024

Fillon Java e të ushqyerit me qumësht të gjirit

Prishtinë, 30 shtator - Ministria e Shëndetësisë, Departamenti për Shërbimet Shëndetësore - Divizioni për Shëndetin e Nënës, Fëmijës dhe Shëndet Reproduktiv, me përkrahjen e UNICEF-it do të organizojnë foto ekspozitën për ta promovuar të ushqyerit me qumësht të gjirit me moton “Ta mbështesim gjidhënien së bashku”.

Java për të ushqyerit me qumësht të gjirit, nga 1 deri më 7 Tetor 2017, organizohet në bashkëpunim dhe përkrahje të Postës së Kosovës, Shërbimet Klinike Univerzitare të Kosovës, institucionet lokale dhe Qendrat Kryesore të Mjekësisë Familjare, Shoqatën e Mamive, grupet përkrahësve të nënave për të ushqyerit me qumësht të gjirit, grupin për Institucionet Mike të Foshnjës, Kryqin e Kuq të Kosovës, Save the Children, Asociacioni për nëna dhë fëmijë.

Foto ekspozita është realizuar nga Arben Llapashtica me angazhimin dhe pjesëmarrjen e nënave dhe baballarëve nga vendet e ndryshme.

Me rastin e shënimi të javës për të ushqyerit më qumësht te gjirit do të organizohet foto ekspozita në Sallën e Kuqe, Pallat të Rinisë.

Në këtë takim janë të ftuar: Ministri i Shëndetësisë, U.D. Sekretarit të Përgjithshëm, Kryeshefi i Postës së Kosovës, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shefi dhe Zëvendësshefi i Zyrës së UNICEF-it, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, Drejtorët e Departamenteve në MSh dhe MZhE, Zyrtar të Postës së Kosovës, Udhëheqësja e grupit për Institucionet Mike të Foshnjës, OBSh, Agjensionet e KB, Përfaqësuesit e Ambasadave, Save the Children, Kryqi i Kuq i Kosovës, Shoqata e mamive, Asociacioni për Nëna dhe Fëmijë, profesionistë të tjerë, mediat.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)