10 Korrik 2020

Estonia, vendi i parë që nis aplikimin për pasaportën e imunitetit të Covid 19

Tallin, 28 maj - Estonia është vendi i parë që ka nisur dhe aplikimin e Immunity Pass për celular që mbledh të dhëna për testim nga koronavirusi i ri.

Aplikacioni është bërë nga organizata joqeveritare, me mbështetjen e kompanive fillestare dhe nëpunësve shëndetësor.

Estonia ka nisur aplikacion me pasaporta imunologjike digjitale, që njerëzve u mundësojnë ta shpërndajnë statusin e tyre lidhur me koronavirusin me palën e tretë, siç janë autoritetet apo punëdhënësit.

Programuesit thonë se aplikacioni është në pajtim me rregulloret estoneze dhe ndërkombëtare për privatësi të të dhënave, por pranojnë se ato janë “të vetëdijshëm për probleme të mundshme etike, sociale apo të tjera dhe se kjo zgjidhje mund të mos funksionojë”, në disa vende.

Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi të mos jepen pasaporta të tilla personave të cilët janë rikuperuar nga koronavirusi, sepse nuk ka dëshmi se këto persona janë të mbrojtur nga infektimi i sërishëm.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 10 Korrik 2020

- Shoqata e Radio Taxive “Pasagjeri” organizon protestë për shkak të mosplotësimit të kërkesave nga Komuna e Prishtinës. (Nisj nga rrethrrotullimi “Te Fontana” në Ulpianë, ora 10:00)

- Drejtoria e Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik do të bëjë hapjen e Qendrës Artizanale në Prizren, ku do të mbahen pesë kurse të ndryshme si: Djegie ne Dru, Reliev në letër, Rrobaqepje, Punim të Shajakut si dhe Dizajnimi i Veshjeve Moderne. (ish objektin e Megasportit në qendër të Prizrenit, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi do të vizitojë Komunën e Gjakovës ku do të takohet me Kryetarin e Komunës së Gjakovës Ardian Gjini. (Komuna e Gjakovës, ora 11:00)

- Vazhdimi i seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Salla e Kuvendit, ora 11:00)

- Banorët e lagjes “Qendra” protestojnë, të pakënaqur me parkingjet dhe shërbimet komunale. (Rr.“Rexhep Luci”, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Ndërmarrjen publike ‘’KRU Gjakova’’. (Gjakovë, ora 11:30)

- Komitetit Emergjent të Gjilanit mban konferencë për media pas 27 rasteve të reja pozitive me COVID-19. (Qendra Operative Emergjente, Qendra e Studentëve, ora 11:30)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë Impiantin e Trajtimit të Ujërave të Ndotura projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 11:50)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi mban konferencë për media. (Ministria Drejtësisë, salla 914, ora 12:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi dhe Kryetari i Komunës së Gjakovës Ardian Gjini vizitojnë ndërmarrjen publike Ngrohtorja e Qytetit – ndërtimi i Ngrohtores së re të qytetit Impianti I koogjenerimit me biomasë, projekt që është duke u realizuar në Komunën e Gjakovës. (Gjakovë, ora 12:20)

- Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën raporton Kryeministri lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)