26 Prill 2024

Drejtori i QKUK-së takoi pretendentët e garës për Drejtor

Prishtinë, 11 tetor - Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK) Dr. Nijazi Gashi,  gjatë ditës së sotme, ka takuar  pretendentët që kishin konkurruar në konkursin e fundit për Drejtor Ekzekutiv në QKUK, me të cilët ka biseduar në lidhje me  aktivitetet, punën dhe për  planet e tija për mbarëvajtjen e punëve në QKUK.


Me këtë rast, Dr. Ramë Miftari, pretendent  i garës për Drejtor Ekzekutiv në QKUK, tha se kanë ardhur  ta urojnë Drejtorin për përzgjedhjen tij në këtë pozitë dhe ti shprehin përkrahjen e tij për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve cilësore për pacientët. “ QKUK-ja, është i vetmi shërbim terciar në vend dhe ne të gjithë duhet të punojmë që shërbimet që ofrohen tu ngjajnë nivelit të shërbimeve terciare  dhe të jenë sa më kualitative”, theksoi Dr Miftari



Ai mes tjerash tha se  Drejtori do të gëzoi përkrahjen e të gjithë stafit të QKUK-së, për ta përmirësuar gjendjen e përgjithshme në QKUK dhe se do të jetë i gatshëm kurdoherë që kërkohet të ndihmoi dhe këshilloi atë,  në të mirë të  shërbimit të pacientëve.



Dr. Fitim Selimi, njëri nga pretendentët e tjerë për Drejtor Ekzekutiv, tha se përkundër faktit se nuk është zgjedhur Drejtor Ekzekutiv, qëllimi është arritur pasi që në këtë garë është zgjedhur Drejtor Ekzekutiv, njeriu  i cili ka një të kaluar të mirë dhe ka kontribuar edhe në kohët më të vështirë atëherë kur është dashur t’i ndihmohet popullatës.


“ Drejtori do ta ketë përkrahjen tonë të pa kursyeshme që të shtyjë përpara proceset, ne do ta japim kontributin tonë si e kemi dhënë deri tani dhe nuk do të kursejmë asgjë”, theksoi dr Selimi


Dr. Haxhi Avdyli, i cili po ashtu i ishte  pretendent për Drejtor Ekzekutiv, tha se të gjithë duhet të punojmë që të përmirësohet imazhi i QKUK-së.  “ Ne të gjithë së bashku duhet të punojmë që imazhi i QKUK-së, të jetë i mirë edhe nga jashtë, do të jemi të gatshëm të japim kontributin që varet nga ne”, potencoi dr Avdyli.


Në anën tjetër,  Dr. Xhemajl Selmani, Kryetar i Sindikatës së punëtorëve të QKUK-së, tha se shpreson se bashkëpunimi me Drejtorin e ri do të jetë në nivel. “ Ne do të bashkëpunojmë me Drejtorin e ri, nëse është nevoja edhe do ta korrigjojmë”, theksoi dr Selmani.


Drejtori Ekzekutiv i QKUK-së, Dr Nijazi Gashi, falënderoi të pranishmit në takim, duke premtuar se do të angazhohet që shërbimet për pacientët të jenë sa më kualitative. “ Do të angazhohem maksimalisht që shërbimet që ofrohen në QKUK, të jenë sa më kualitative, po ashtu në përgjithësi të ketë përmirësime”, theksoi ai.   Dr Gashi, tha se është i hapur për bashkëpunim dhe pret përkrahjen nga kolegët dhe punëtorët e tjerë në QKU

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)