03 Qershor 2020

Covid-19 parandalohet vetëm me disiplinë strikte dhe me masa mbrojtëse

Gjilan, 20 maj - Në takimin e kryesuar nga kryetari Lutfi Haziri, i mbajtur sot me emergjencat civile, ështe konfirmuar një gjendje e qetë dhe pa raste të reja të infektimit, derisa është konfirmuar gjendje stabile e pacientëve dhe njëkohësisht raste të shëruara.

“Me ekipin e gjerë të profesionistëve të fushave të ndryshme sot kemi konfirmimin që është një gjendje e qetë në këto ditët e fundit."

"Mostrat e marra deri tani në kontaktet e të infektuarve të fundit, kanë mbyllur qarkun e mundshëm të infeksionit."

"Presim që gjendja të jetë vazhdimisht në përmirësim dhe deri tani kemi 49 raste të shëruara plotësisht, 32 raste janë në vetizolim nën mbykëqyrjen e rregullt të emergjencave civile dhe ekipeve mjekësore, por fatkeqësisht kemi dy raste të vdekjes në këtë përballje prej 69 ditëshe”, ka thënë kryetari Lutfi Haziri në adresimin para mediave.

 Ai, gjithashtu, ka konfirmuar masat lehtësuese në fazën e dytë që domimant është sektori i gastronomisë, që mund të funksionoj këto ditë vetëm përmes shërbimit ‘Take away’ mere me vete.

“Në këtë fazë, është një numër i madh i restoranteve ka filluar punën me shërbimin ‘take away’, por një pjesë e tyre kanë nisur keqpërdorimin e kësaj mase lehtësuese. Nuk lejohet qëndrimi në lokale, në oborr, sheshe para lokaleve dhe ulja në ristorante. Inspekcioni komunal do të bëj njoftimin e të gjithë operuesve, sikur që edhe do të shqiptoj masat ligjore në këtë fazë të parandalimit të pandemisë”, ka potencuar ai në fjalën e tij.

Kryetari Haziri ka apeluar se masat mbrojtëse të pandemisë duhet të respektohen strikt, sepse mund të rrezikohet kthimi i infeksionit dhe burimit të pestë, i cili do të jetë i dhimbshëm pastaj dhe i papranueshëm.

Përndryshe, sot është marrë një numër i madh i mostrave, për të cilën është konfirmuar nga Qendra Rajonale e Shëndetit Publik, për rezultatet e të cilave qytetarët e Gjilanit do të njoftohe me kohë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Qershor 2020

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raporton Drejtorit te AKI-së Kreshnik Gashi lidhur me gjendjen e sigurisë gjate periudhës se pandemisë dhe situatën aktuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00) 

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e qeverisë, ora 10:00)

- Kuvendi i Kosovës mban seancë për votimin  për votimin e Qeverisë. (Kuvendi i Kosovës, ora 11:00)

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të vendos vazo dekorative gjelberuese në sheshin Bill Klinton. (Shshi Bill Klinton, ora 11:00)
  
- Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruan kontratën për Bursën Olimpike Tokyo 2020 me mundësin, Egzon Shala. (Zyret e KOK-ut në Shtëpinë e Sportit, 13:00)