01 Maj 2024

Bashkatdhetarët nga Norvegjia sjellin pajisje mjekësore

Mitrovicë, 27 korrik - Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovice, u zhvillua takimi mes Drejtorit të Shëndetësisë të Komunës së Prishtinës, Arben Vitia, Drejtoreshës së Shëndetësisë në Mitrovicë, Vlora Haxhimehmedi, si dhe drejtorët e QKMF-ve të të dy komunave.

Në këtë takim bëhet e ditur se u diskutua për punët dhe sfidat që përballen këto drejtori, si dhe masat që janë marrë për përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në këto komuna.

Drejtoresha e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës, njoftoi edhe për donacionin nga bashkatdhetarët në Norvegji me pajisje të ndryshme mjekësore. Me këtë rast, një pjesë të pajisjeve për lehtësimin e lëvizjes për personat me aftësi të kufizuar dhe personave të moshuar, iu dhurua QKMF-së së Komunës së Prishtinës.

Zyrtarët e Komunës së Prishtinës kanë shprehur falënderimin për këtë donacion që do të ndihmojë shumë këto kategori, si dhe do t’ia lehtësojë punën institucioneve shëndetësore të Komunës. Të dyja palët u dakorduan për një bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave edhe në të ardhmen në kuadër të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët e këtyre komunave.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)