26 Prill 2024

AKPM kërkoi shtimin e resurseve humane

Prishtinë, 14 nëntor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, vizitoi sot pasdite Agjencionin Kosovar të Produkteve Mjekësore, (AKPM), ku nga drejtuesit e këtij agjensioni u njoftua me hapat që po ndërmerren për rritjen e vëllimit të punës së këtij institucioni.

Gjatë vizitës në AKPM, Ministri Agani u njoftua nga Kryeshefi i AKPM-së, Jeton Shala dhe drejtori i Laboratorit Zyrtar për Kontrollin e Cilësisë së Produkteve Medicinale, Ardian Rugova, për validimin dhe servisimin e aparaturës në këtë laborator dhe fillimin e kontrollit më të gjerë të cilësisë së produkteve mjekësore të regjistruara në Republikën e Kosovës.

Në këta takim, gjatë të cilit Ministri ka vizituar departamentet e agjencionit, kryeshefi ekzekutiv ka kërkuar mbështetjen e Ministrit për shtimin e resurseve humane në AKPM.

Ministri Agani ka përgëzuar AKPM-në për  fillimin e kontrollit më të gjerë të cilësisë së produkteve mjekësore dhe ka shprehur qëndrimin e tij për fuqizimin e këtij agjencioni dhe krijimin e një pavarësia sa më të madhe financiare për të.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)