26 Prill 2024

Agani në Tiranë në konferencën për financimin e shëndetësisë

Prishtinë, 12 dhjetor - Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Ferid Agani, udhëtoi sot në Tiranë me ftesë të homologut të tij, Ministrit Petrit Vasili, për të marrë pjesë në Konferencën ndërkombëtare: “Sistemi shëndetësor, reformat në financim, përmirësimi i efiçencës dhe cilësisë së shërbimit- Eksperienca rajonale e ndërkombëtare”, që nesër i zhvillon punimet në Tiranë.

Kjo konferencë e organizuar nga Universiteti Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” - Aula Magna, do të trajtojë tema që lidhen me reformat në sistemet e financimeve shëndetësore, fuqizimin e kapaciteteve menaxheriale, futjen e sistemit DRG në sistemin shëndetësor kombëtar, etj.

Në këtë konferencë, Ministri Agani do të flasë për reformat në financim, si pjesë e reformës gjithëpërfshirëse të sistemit shëndetësor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)