08 Maj 2024

Zgjedhjet ishin konkurruese në pjesën më të madhe të komunave të Kosovës

Prishtinë, 13 shkurt -  Misioni për Vëzhgimin e Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian (EU EOM) prezantoi Raportin Finnal mbi zgjedhjet lokale të 22 tetorit, 2017.

Raporti përmban një vlerësim të të gjithë procesit zgjedhor dhe ofron 22 rekomandime për përmirësimin e proceseve të ardhshme zgjedhore në Kosovë, përfshirë këtu 7 rekomandime prioritare.

Shefi i Misionit Alojz Peterle, anëtar i parlamentit evropian nga Sllovenia, udhëhoqi Misionin për Vëzhgimin e Zgjedhjeve dhe u kthye në Kosovë për të ua prezantuar raportin autoriteteve të Kosovës, Komisionit Qendror Zgjedhor, partive politike, shoqërisë civile dhe mediave. 

“Raporti final i EU EOM reflekton gjetjet e deklaratës preliminare të Misionit, që thotë se zgjedhjet ishin vërtetë konkurruese në pjesën më të madhe të komunave të Kosovës me shumicë shqiptare, por në shumë komunitete me shumicë serbe dhe me komunitete të tjera jo-shumicë fushata u shëmtua nga frikësimet, tha z. Peterle sot gjatë konferencës për media. 

“Dobësi të kahershme të procesit zgjedhor në Kosovë duhet të adresohen mjaftueshëm, për shembull qështjet lidhur me regjistrin e votuesve, trajnimin dhe profesionalizmin e këshilleve të vendvotimeve, mangësitë në sistemin e votimit jashtë Kosovës, stimulimin e kufizuar për ndjekje penale të aktiviteteve penale që lidhen me zgjedhjet, mungesën e mekanizmave efektivë për kërkesat për financimin e fushatës dhe rregullimin e programeve të sponzoruara në TV.”

Peterle theksoi se nevojitet vullnet politik nga i gjithë spektri politik për të adresuar rekomandimet duke përfshirë ato prioritare të cilat përmbajnë përmirësime në listën e votuesve, mbikëqyrje më të mirë mbi shpenzimet e fushatës, kujdes të shtuar mbi sistemin e votimit jashtë Kosovës, dhe rritje të pjesëmarrjes së grave në procesin zgjedhor. 

“Zgjedhjet nuk përfshijnë vetëm ditën e zgjedhjeve, por tërë procesin zgjedhor brenda ciklit zgjedhor, tha z. Peterle. Reforma zgjedhore është vetëm një hap në rrugën drejt BE-së, por hap shumë i rëndësishëm.

BE-ja do të angazhohet në pjesën pasuese gjatë periudhës ndër-zgjedhore dhe është e gatshme të ofrojë ndihmë elektorale dhe mbështetje financiare me fokus në implementimin e rekomandimeve të Misionit për Vëzhgimin e Zgjedhjeve dhe rekomandimet tjera që do t’i avanconin reformat zgjedhore dhe demokratike në Kosovë.”

Më 20 shkurt EU EOM do të mbajë një tavolinë të rrumbullakët për të diskutuar këto rekomandime dhe sugjerime më detajisht, të pranojë reagimet nga palët e interesuara dhe të zhvillojnë një plan veprimi mbi përmirësimin e procesit zgjedhor. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)