15 Tetor 2019

Zgjedhjet ishin demokratike dhe shembull për rajonin

Prishtinë, 7 tetor - Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) vlerëson se zgjedhjet e parakohshme të mbajtura dje përfunduan në mënyrë demokratike, me incidente të papërfillshme që nuk ndikuan as në ecurinë e procesit zgjedhor e as në rezultatet përfundimtare.

KMDLNj , këto zgjedhje i konsideron si të mirë organizuara, të monitoruara shumë mirë dhe ndonëse ishe një kohë e shkurtër për organizimin e tyre konsiderohen si zgjedhjet më të mira me theks të veçantë e konsideron pozitive pjesëmarrjën e lartë të qytetarëve në këto votime, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017.

KMDLNj vlerëson si shumë pozitive faktin që partitë jofituese nuk  i kanë kundërshtuar rezulatin e zgjedhjeve e që e krijon një situatë më të lehtë për formimin e institucioneve të reja.

KMDLNj pret dhe thërret që sa më  parë të formohen institucionet e reja në mënyrë që  të mos lejohet stërzgjatja e një vakumi institucional.

KMLDNj gjithashtu pret që të ulet retorika tensionuese për faktin se kanë përfunduar zgjedhjet dhe tensionimi i panevojshëm i situatës ndikon në funksionalizimin e institucioneve të reja, efektivitetin e punës dhe proceseve demokratike.

KMDLNj pret që institucionet e reja t’i kushtojnë vëmendje të veçantë të drejtave të njeriut, pa bërë dallime në baza etnike, moshore, gjinore, bindjeve politike dhe statusit në shoqëri.

Në këtë kontekst, KMDLNj kërkon angazhim më të madh për grupet e margjinalizuara.

KMDLNj uron fituesin e zgjedhjeve – LVV por edhe LDK-në ndërsa nga partitë që do të mbeten në opozitë pret të luajnë një rol konstruktiv në interes të qytetarit dhe shtetit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 tetor 2019

- Fillon procesi i numërimit të votave përmes postës. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve,  ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Green Art Center organizon aktivitet në komunën e Vushtrrisë i cili synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”. (Sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Në kuadër të promovimit të romanit “Elefantët në kopsht” të autores Kureyshi Qendra Multimedia organizon bisedën e hapur të autores zvicerane Meral Kureyshi me gazetarin Enver Robelli. (Qendra Multimedia, rr. 'Idriz Gjilani' në Prishtinë, ora 19:00)