26 Prill 2024

Willems shpreh angazhimin e Holandës për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën

Prishtinë, 16  tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim ambasadoren e Holandës në Kosovë, Gerrie Willems.

Ambasadorja Willems, e përgëzoi atë për marrjen e detyrës së re, duke theksuar angazhimin e mëtejme të Holandës për thellimin e bashkëpunimit me Kosovën.

Po ashtu, ambasadorja Willems, vlerësoi dinamikën e re qeverisëse të kryeministrit Haradinaj, duke shprehur përkrahjen e Holandës për Kosovën në proceset integruese.

Kryeministri Haradinaj, e njoftoi ambasadoren Willems për prioritetet e Qeverisë, për sundimin e ligjit, agjendën e reformave evropiane, mundësinë e hapjes së vendeve të reja të punës dhe krijimin e lehtësirave për investime të huaja në vend.

Më tej, kryeministri Haradinaj e falënderoi ambasadoren për përkrahjen që Holanda ka dhënë për Kosovën, duke kërkuar vazhdimin e mbështetjes për proceset integruese për Kosovën. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)