26 Prill 2024

Votuesit kërkojnë kandidatë të panjollosur nga krimi

Prishtinë, 22 shtator - Ambasada amerikane përmes një deklarate për media ka vlerësuar së vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) zbaton urdhërat e Gjykatës Supreme për ricertifikimin e kandidatëve të diskualifikuar më parë, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet.

"E kuptojmë vendimin e KQZ-së për t'i kthyer të 89 kandidatët e diskualifikuar si kundërpërgjigje vendimit të Gjykatës. Megjithatë, na vjen keq që rezultati i këtij vendimi zhbën punën e shkëlqyeshme të KQZ-së dhe Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) për të zbatuar ndalesën e paraparë me Ligjin për Zgjedhje për moslejimin e kandidimit të kandidatëve të dënuar për vepër penale", thekson ambasada e SHBA-ve.

Ambasada thekson se do te vazhdojë të mbështes frymën dhe qëllimin e asaj dispozite të Ligjit për Zgjedhje.

"Ftojmë institucionet përkatëse shtetërore që të korrigjojnë çdo paqartësi ligjore lidhur më këtë dispozitë para ciklit të ardhshëm zgjedhor në Kosovë. Besojmë që votuesit kërkojnë kandidatë të panjollosur nga krimi", deklaron në fund ambasada amerikane.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)