26 Prill 2024

Vetëvendosje: Kryetari i Prishtinës nuk mund ta zaptojë Komunën tonë

Prishtinë, 8 gusht - Asambleistët e Lëvizjes Vetëvendosje! në Prishtinë Leonora Bajraktari, Eman Rrahmani dhe Besnik Mujeci kanë mbajtur një konferencë për media për t’i treguar pazaret që po bën kryetari I Prishtinës bashkë me PDK-në. Ata treguan që pas tradhtisë që u ka bërë dhe shtrembërimit të vullnetit të 42 mijë qytetarëve që votuan, kryetari i Prishtinës po bashkëpunon me uzurpatorët vetëm për ta luftuar Vetëvendosje!-n.

Kuvendi Komunal i Prishtinës është thirrur pas dy muajve neglizhence nga ana e Kryetarit të Prishtinës dhe Kryesuesit te Kuvendit, me datë 6 dhe 7 gusht të këtij viti.Ata sollën të miratohet një rend i ditës ku do te miratohet raporti financiar i gjashtë mujorit te fundit dhe bartjen e mjeteve te vitit 2017 ne vitin 2018.

Por, Komuna e Prishtinës i ka kaluar te gjitha afatet  për të miratuar Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) 2018-2020, sikurse obligohet me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale. Madje, drafti i kësaj kornize nuk është hedhur fare në diskutim publik.

Sipas ligjeve në fuqi dhe Qarkores Buxhetore 2018/01 të Ministrisë së Financave, komunat janë të obliguara deri më 30 qershor të miratojnë KASH-in, i cili është një ndër dokumentet më strategjike të komunës. Ai përmban parashikimet reale të politikave fiskale dhe financiare dhe objektivat zhvillimore për tre (3) vitet e ardhshme.

Asambleistët e Lëvizjes VETËVENDOSJE! kërkuan sqarim nga kryetari pse të gjitha këto vonesa nga ekzekutivi si dhe pse e kane sjell të aprovohet një rend i ditës kur nuk e prezantuan materialin e duhur para asambleistëve të Kuvendit.

Kryetari kishte fituar nje arrogancë si kurrë më parë, e kërcënoi asambleistin e LVV duke i thënë “mshele gojen, mshele po te thom”.

Duke u bërë bashkë me PDK-në, kryetari i Komunës inauguroi zaptimin e Komunës tonë. Ky zaptim bëhet i mundshëm sipas tyre duke e larguar Vetëvendosje!-n.

Andaj edhe e shkarkuan asamblistin Egzon Azemi nga aksionari i NPB-së. Për këtë iu deshën votat e PDK-së. Kjo parti zaptuese e shtetit bashkëveproi në mbledhjen e djeshme me Shpend Ahmetin në mbledhjen e shtatë të Kuvendit për ta luftuar Lëvizjen Vetëvendosje!. Fillimisht ia bëri kuorumin, më pas ia mundësoi votimin kundër Lëvizjes si dhe e ndihmoi për emërimet nga PSD e AAK që Shpend Ahmeti i kërkoi.

Asambleist nga radhët e Levizjes VETËVENDOSJE! Egzon Azemi nuk kishte bërë ndonjë shkelje te ligjore që të shkarkohet nga posti i aksionarit me votat e PSD dhe PDK ai ishte pengesë sepse  raportonte në publik shkeljet  që i bënin grupi  i PSD-së.

Kjo e tregon me së miri se qellimi i tyre është të pasurohen, por jo të punojne në të mirë të qytetrave të Prishtinës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)