06 Dhjetor 2019

Vetëvendosje: Do ta ruajm votën e qytetarit edhe ne proces të rinumrimit

Prishtinë, 15 nëntor - Komision Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka filluar rinumërimin e 1428 kutive të votimit, që përbëjnë rreth 60% të votave të përgjithshme.

Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se rinumërimi duhet të bëhet në mënyrë profesionale, të paanshme dhe në përputhje me ligjin dhe procedurat.

Vetëvendosje konsideron se votuesit kanë shprehur vullnetin e tyre, dhe se derisa nuk përfundon rinumërimi i të gjitha kutive deri në votën e fundit, rezultati mbetet ai që është shpallur nga KQZ-ja.

Lëvizja Vetëvendosje! po e përcjellë me vëmendje këtë proces, si dhe përmes vëzhguesve dhe përfaqësuesve tanë, do të ndjekë nga afër cdo fazë të rinumërimit deri në përmbyllje të procesit.

Ashtu siç kemi qëndruar në mbrojtje të votës e vullnetit të qytetarëve në ditën e zgjedhjeve e në fazat e mëvonshme, nuk do të lejojmë që ky vullnet të dëmtohet as në rinumërim.

Është evidente, që zyrtarë e gjyqtarë të institucioneve janë ndikuar politikisht në marrjen e vendimeve të fundit, me synim ndryshimin në rezultatin e zgjedhjeve të 6 tetorit.

Lëvizja Vetëvendosje! është duke mbledhur fakte e prova të ndërhyrjes politike në marrjen e këtyre vendimeve dhe ne do të sigurohemi që të gjithë këta zyrtarë të përfshirë në këto ndërhyrje për vendime që do të duhej të ishin të bazuara në ligj e Kushtetutë, do të përgjigjen para drejtësisë.

Poashtu, insinuatat dhe presionet nga subjekte partiake që qytetarët i kanë lënë jashtë përfaqësimit në Kuvend, në një kohë kur po rinumërohen mbi gjysma e votave të përgjithshme, kanë për synim ndikimin në rinumërim dhe krijimin e faktit të kryer të përfaqësimit në Kuvend.

"Ftojmë KQZ-në që në përputhje me përgjegjësitë që ka, të garantojë numërim të sakt të secilës votë, si dhe mos të bie pre e presioneve të tilla mbi numëruesit dhe stafin përgjegjës. Rezultati zgjedhor dhe vullneti i votuesve nuk mund të ndryshohet as me vendime administrative, e as me presion në opinionin publik nga subjekte të caktuara", thekson KQZ.

Rezultati i zgjedhjeve të 6 tetorit është shprehje e qartë për ndryshim. Lëvizja Vetëvendosje! garanton që ky vullnet do të përmbushet në Qeverinë e ardhshme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 6 dhjetor 2019 - Administrata Tatimore e Kosovës organizon tryezën e konsultimeve publike me përfaqësues të bizneseve, lidhur me hartimin dhe zbatimin e “Planit për përmirësimin e integritetit” të ATK-së. (Hotel Sirius, ora 9:00)

- Open Data Kosovo në bashkëpunim me fondacionin ePanstwo, organizatë kjo që operon në Poloni organizojnë konferencën ndërkombëtare mbi të dhënat e hapura dhe iniciativat teknologjike në Kosovë dhe Evropë, titulluar “GOT_Data”. (Prishtinë, 9:30)

- Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës do të prezantoj raportin  e punës për vitin 2019 ku edhe do të bëhet prezantimi i planit të punës për SHSKUK-në  për vitin 2020. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media, gjatë së cilës do të shpaloset analiza “Konsensusi i brendshëm si parakusht për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi”. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)   

- Unioni i Gazetarëve Shqiptarë organizon ndarjen e çmimeve "Vangjush Gambeta 2019”, për raportimin më të mirë ekonomik të publikuar gjatë këtij viti, nga gazetarë ekonomikë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. (Hotel Swiss Diamont, ora 11:00)

- Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë organizon panel diskutimin në temën: “Krimet e luftës – Sigurimi i provave, sfidat dhe përvojat me dëshmitarë”. (Hotel “Star Hill”, Rr. Prishtinë - Veternik, ora 14:00)

- Mbahet ceremonia e përvjetorit të 20-të të Radio K4. (Shtabi Qendror i KFOR-it në kampin “Film City”, ora 15:00)