26 Prill 2024

Veseli ofendon gazetarën Rama, AGK reagon

Prishtinë, 8 nëntor - Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pritur me shqetësim veprimin e sotëm të kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli i cili ka fyer gazetarën Saranda Ramaj.

Ramaj ndihet e fyer nga aukuzat që i ka bërë në drejtim të saj kryetari i kuvendit Kadri Veseli.

Rasti ka ndodhur derisa gazetarja Ramaj ishte duke përcjellur viziten e kryeparlamentarit në QKUK, pas pyetjes, Veseli e akuzoi atë se kinse është politike.

"Duke ju referuar mënyrës së përgjigjes dhe konotacionit negativ, ne kërkojmë nga kryeparlamentari, gjithësecili politikan dhe udhëheqës shtetëror që të zgjedh forma më të mira të kundërshtimit sesa rrëshqitja në akuza të tilla që për qëllim kanë dëmtimin e imazhit të gazetarevë", thekson AGK.

 AGK konsideron se kryeparlamentari do të duhej të përgjigjej në mënyrë profesionale duke dhënë argumentet e nevojshme e jo të vepronte në këtë formë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)