26 Prill 2024

Valdete Daka riemërohet Kryetare e KQZ-së

Prishtinë, 27 prill - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e ka emëruar Kryetare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Dakën.

Presidenti Thaçi e ka marrë këtë vendim në mbështetje të nenit 84 dhe nenit 139 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, nenit 61 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës si dhe nenit 6 të Ligjit për Presidentin e Republikës së Kosovës.

“Deklaroj solemnisht se do t’i kryejë detyrat e mia si Kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme”, ka thënë kryetarja Daka gjatë betimit të saj.

Presidenti Thaçi i ka uruar kryetares Daka suksese të reja në punën si Kryetare e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)