26 Prill 2024

Thellohet bashkëpunimi mes Kosovës dhe Kroacisë

Prishtinë, 9 janar - Ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, priti në zyrën e tij ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanoviç.

Ministri Yagcilar dhe ambasadorja Kapitanoviç, gjatë këtij takimi, biseduan për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Kroacisë, si dhe thellimin e bashkëpunimit bilateral duke potencuar rëndësinë e avancimit të agjendës evropiane të Kosovës.

Ministri Yagcilar, duke falënderuar shtetin Kroat për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë Kosovës, gjithashtu e njoftoi ambasadoren Kapitanoviç edhe me fushëveprimin e Ministrisë së Administratës Publike dhe reformat në administratën publike.

Ndër tjerash, Ministri Yagcilar dhe ambasadorja Kapitonaviç vlerësuan mundësitë e anëtarësimit të Kosovës në BE dhe ngjarjet e fundit në Kosovë dhe në rajon.

Ambasadorja Kapitanovic, duke falënderuar për pritjen shprehi interesim për rritjen e nivelit të bashkëpunimit të institucioneve përkatëse me Ministrinë e Administratës Publike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)