26 Prill 2024

Thaçi: Gjykata e Posaçme nuk mund dhe nuk do të shfuqizohet

Prishtinë, 1 shkurt - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se "Gjykata e Posaçme as nuk mund të shfuqizohet dhe as nuk do të shfuqizohet" dhe se ky është qëndrim i shtetit të Kosovës.

Ai i bëri këto komente në një takim me gazetarë në Prishtinë në prag të kremtimeve me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Presidenti Thaçi përmendi faktin se ai ishte nxitësi kryesor për miratimin e ngritjes së gjykatës në vitin 2015 dhe se qëndrimet e tij ndaj gjykatës janë të pandryshueshme.

Ai hodhi poshtë çdo mundësi që të ketë ndikuar tek nisma e një grupi deputetësh për shfuqizimin e Gjykatës së Posaçme e cila u hodh në fund të muajit dhjetor duke nxitur reagime të ashpra të diplomatëve perëndimorë që paralajmëruan për pasojat e rënda që mund të ketë për vendin miratimi i mundshëm i saj por edhe për pasojat e drejtpërdrejta për udhëheqësit politikë që e mbështesin atë.

Nismëtarët e saj thonë se Gjykata e Posaçme është diskriminuese meqë do të trajtojë vetëm pretendimet për krime të kryera nga pjesëtarët e ish Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Diplomatët pohojnë se ajo nuk duhet të preket dhe se do të trajtojë krimet individuale dhe nuk është e drejtuar as kundër Ushtrisë Çlirimtare e as kundër shqiptarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)