08 Maj 2024

Thaçi dhe Haradinaj pajtohen për koordinimin e veprimeve të përbashkëta

Prishtinë, 27 tetor - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim Presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me të cilin bisedoi rreth bashkërendimit në përmbushjen e agjendës shtetërore që ndërlidhet me integrimet euro-atlantike, sundimit e ligjit dhe zhvillimin ekonomik.

Të dy liderët institucional u pajtuan për koordinimin e strategjisë dhe veprimeve të përbashkëta rreth sfidave me të cilat po ballafaqohet Kosova, në konsolidimin shtetëror dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)