26 Prill 2024

Të premten mbahet protestë kundër PAN hajnisë

Prishtinë, 21 prill - Lëvizja Vetëvendosje vlerëson se korrupsioni në vendin tonë është shtuar e përhapur si asnjëherë më parë. Kurrë shteti i Kosovës nuk ka qenë më i kapur sesa sot.

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti konsideron se Prokuroria e shtetit nuk po i ndjek as krimet e luftës e as krimet paqes, as krimet ekonomike e as krimet politike.

"Në vend se presidenti, kryeministri e kryeparlamentari t’i frikësohen kryeprokurorit, ky iu frikësohet atyre", thekson Kurti.

Asnjëherë sipas tij nuk ka pasur kaq shumë ministra kaq shumë të korruptuar.

"Mirëpo, asnjë ministër i qeverisë nuk i frikësohet kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, dhe, ky i druhet cilitdo, pra secilit, prej tyre."

"Në Kosovën tonë të dashur nuk mund të kemi luftim të krimit të organizuar dhe të korrupsionit të institucionalizuar, nuk mund të kemi gjyqësor të drejtë e drejtësi gjyqësore, me kryeprokuror Aleksandër Lepurin", thekson Kurti.

Me këtë kryeprokuror, shteti i Kosovës sipas Vetëvendosje nuk është Republikë, por Lepurblikë.

"Nga raportimet e përditshme nëpër medie për aferat korruptive të qeverisë e deri te të gjeturat e shumta të Zyrës Kombëtare të Auditimit, asgjë nuk i bën përshtypje këtij kryeprokurori. Ai është frikacak dhe, mbase, i shantazhuar."

"Sulmit dhe kërcënimeve të kryeministrit ndaj prokurorit Elez Blakaj, ai ju përgjigj me sulme e kërcënime shtesë kundër vartësit të vet. Asnjë prokuror i Kosovës, ama bash asnjë, nuk foli as sot e kësaj dite, 8 muaj më vonë."

"Me këso lepurushash nuk mbahet republika e nuk bëhet shteti. Me hajna nuk ka shtet, por as me lepurusha nuk bëhet shteti", konsideron Kurti.

Andaj, të premten e 26 prillit 2019, në ora 5 n’12, pra 5 minuta para mesditës, Vetëvendosje u bën thirrje të gjithë qytetarëve për protestë paqësore para ndërtesës ku ndodhet Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit, në rrugën “Luan Haradinaj”, në Prishtinë. Ky Lepur nuk e ka vendin në rrugën që mban emrin Luan.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)