26 Prill 2024

Të enjten Kuvendi vazhdon punimet me pikat e mbetura nga seancat e kaluara

Prishtinë, 5 tetor - Kryesia e Kuvendit, në mbledhjen e sotme, të drejtuar nga kryetarja dr. Vjosa Osmani, vendosi që të enjten, më 8 tetor, në orën 10:00, Kuvendi të vazhdojë punimet me pikat e mbetura nga seancat e kaluara, ndërsa në orën 11:45, në një seancë të veçantë, deputetëve t’u adresohet Komisioni për Zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi.

Në orën 12:00, ndërkaq, Kuvendi do të mblidhet në seancë të re plenare, në të cilën, pas ezaurimit të deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të shqyrtohet Projektligji për ratifikimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2019, Pjesa e dytë Objektivi 1, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, si dhe ai për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për transferimin e personave të dënuar.

Në shqyrtim të parë, ndërkaq, do të shqyrtohen tri projektligje: Projektligji nr. 07/L-029 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-089 për deminim humanitar, Projektligji nr. 07/L-018 për ndryshim plotësimin e Ligjit nr. 05/L-132 për Automjete, si dhe Projektligji nr.07/L-015 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Në vazhdim, Kuvendi do të shqyrtojë edhe katër raporte vjetore të institucioneve të pavarura, për vitin 2019: raportin e Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, raportin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, raportin e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, si dhe atë të Autoritetit Rregullativ të Hekurudhave.

Pikë e rendit të ditës së kësaj seance do të jetë edhe zgjedhja e një anëtari të Komisionit për Verifikim dhe Vendosje për Prona.

Kryesia u dakordua që të premten, më 9 tetor, të ftojë kryeministrin Avdullah Hoti për raportim në seancë plenare, lidhur me punën 100-ditore të qeverisë së tij.

Në mbledhjen e sotme, Kryesia, konform kërkesës së Komisionit për Qeverisje Lokale, Administratë Publike, Zhvillim Rajonal dhe Media, i adresoi qeverisë kërkesën për fillimin e përgatitjeve për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit  nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, sipas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Rasti KO203/19.

Kryesia shqyrtoi edhe çështja të tjera nga fushëveprimtaria e saj.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)