26 Prill 2024

Takimi i fshehtë Arifi - Gjuriq, vazhdim i avazit antikombëtar

Prishtinë, 21 qershor - Qytetarët e Kosovës morën vesh prej informacioneve të publikuara nga mediat e më vonë të konfirmuara nga Vuçiqi, se në Berlin janë mbajtur takime të fshehta mes përfaqësuesit të kryeministrit Haradinaj, Avni Arifit, dhe të dërguarit të Vuçiqit, Marko Gjuriq.

Lëvizja Vetëvendosje ka vlerësuar se Haradinaj, është ai i cili fillimisht sapo u bë kryeministër, në mënyrë antikushtetuese ia la dialogun Thaçit. Kësisoj ai ia hapi rrugën projektit antikombëtar, atij të copëtimit të Kosovës.

"E tash, kur projektin e copëtimit të Kosovës e ndalëm, përmes protestave masive si dhe duke e diskredituar ndërkombëtarisht, kryeministri dërgon këshilltarin e tij në takime të fshehta."

"Ky kryeministër i cili nuk pranoi të marrë haptazi përgjegjësitë e tij duke ndalur rrezikun që po sillte Thaçi, tash, po shkon fshehurazi për të ringjallur projekte të marra fund, siç ishte “Zajednica”."

"Ne nuk e dimë ç’mund të jetë folur në atë takim, sepse askush nuk e njoftoi as popullin e Kosovës e as parlamentin për këtë takim", thekson Vetëvendosje.

Por, një gjë është e sigurt sipas Vetëvendosjes nuk do të ketë kurrë dialog pa i ndjekur katër hapat që e bëjnë dialogun legjitim e demokratik, dhe ato janë: shqyrtimi i marrëveshjeve të deritashme dhe vlerësimi i dialogut 2011-2017 dhe përcaktimi paraprak i qëllimeve të Kosovës në këtë dialog që bëhen kërkesa ndaj Serbisë.

Pas këtyre, zgjedhje të reja dhe legjitimim të institucioneve demokratike që e drejtojnë dialogun. Dhe, dy hapa tjerë pastaj:

3 - Përgatitje e platformës ku përcaktohen parimet, temat e panegociueshme e ato të ngutshme për t’u trajtuar në dialog.

4 - Formimi i një ekipi negociator gjithëpërfshirës, me udhëheqje kredibile e strategji.

I gjithë procesi i dialogut, që nga fillimi, do të duhet të ketë mbështetjen e 2/3 të Kuvendit, dhe jo vetëm ratifikimi i përfundimit të tij.

Vetëvendosje konsideron se këto përpjekje për të gjetur rrugë të fshehta, nuk i japin kredibilitet dialogut të diskredituar. Me këtë mungesë transparence, Haradinaj po tregon se i qaset dialogut me mentalitet të njëjtë si të Thaçit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)