26 Prill 2024

SSHCK: Kryeministri Haradinaj po luan me ndjenjat e shërbyesve publik

Prishtinë, 4 janar - Duke marrë për bazë pozitën e shërbyesve civil në nivel vendi, Duke u bazuar në deklaratat dhe veprimet e fundit të qeveris së Kosovës konkretisht të kryeministrit, Ramush Haradinaj i cili gjatë kohës sa ishte në fushatë elektorale pati premtuar ngritje pagash deri në 30% e që tani është duke luajtur me ndjenjat e shërbyesve publik të Kosovës duke gjetur mundësi që ta zgjëron kabinetin qeveritar deri në masën qesharake dhe duke ngritur pagën e tij dhe të kabinetit të tij deri në 100%, Sindikata e Shërbimit Civil të Kosovës ka reagur ashpër duke kundërshtuar qdo formë të injorancës dhe diskriminimit që është duke u bërë nga ana e qeverisë së Kosovës.

Kryetari i Mursel Zymberi, kryetar i Sindikatës ae Shërbimit Civil të Kosovës ka thënë se Shërbyesit Civil të Kosovës deri më tani e kan dëshmuar se jan përkujdesur më së miri për zhvillimin e Administratës dhe efikasitetin e sajë në qdo segment dhe për këtë mburremi deri sa niveli qeveritar është duke dështuar pandërprerë në qdo fushë.

Në asnjë vend të botës nuk ndodh që paga më e lartë të jetë një me njëzet apo edhe ma shumë pos në Kosovë e të cilin dallim po e fuqizon qeveria e vendit.

"Jemi thellësisht të indinjuar që deri më tani, qeveria e vendit nuk është duke e përfillur dialogun social si formë më e mirë e bashkpunimint dhe zgjidhjes së qështjeve të cilat kan mbetur pa u zgjidhur ka disa viet:, ka theksuar Zymberi.

Qeveria e vendit sipas SSHCK-se, duke dashur që ti ruaj privilegjet e disa të punësuarve në sektor të ndryshëm, nuk po gjen guximin që ta miraton Ligjin për Pagat e Nëpunësve Civil të Kosovës ngase në disa sektor, për të njejtin pozicion të punës marrin pagat dy herë më të larta dhe ne pyesim qeverin: për qfar drejtësie jeni duke u angazhuar?.

"Kërkojmë me ngulm që të ngriten pagat e shërbyesve civil por edhe të nivelohen me sektorët tjerë ngase jemi të diskriminuar rëndë për sa i përket pagave me sektorët tjerë."

"Ftojmë qeverin e vendit që ti thret mendjes dhe të mos luan me ndjenën e atyre që më së shumti janë duke u munduar për të mirën e vendit dhe qytetarëve tanë", thekson Zymberi.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)