12 Prill 2021

Sot në AAK aderoi atdhetari dhe veprimtari Hysen Gërvalla

Prishtinë, 11 mars - Sot në radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka aderuar zyrtarisht veprimtari dhe atdhetari i shquar Hysen Gërvalla, i cili në vitet e fundit ishte pjesë e LDK-së dhe më vonë e LDD-së.
 
Gërvalla u prit në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës nga kryetari Ramush Haradinaj dhe bashkëpunëtorë të tjerë në parti.
 
Në vijim e keni kumtesën e z. Hysen Gërvalla, lidhur me aderimin e tij në AAK.   

Të nderuara media,

Të nderuar të pranishëm,


Jam shumë i privilegjuar sot dhe kam nderin që para jush të them pak fjalë, në këtë rast solemn dhe shumë të rëndësishëm. Më lejoni t’ju them se Familja Gërvalla, gjatë gjithë historisë së saj, vazhdimisht është angazhuar dhe ka punuar për lirinë e Kosovës.

Ajo e ka përkrahur çdo lëvizje dhe përpjekje kombëtare që ka pasur për qëllim lirinë e Kosovës. Këtë përkushtim e ndjen edhe sot, si vazhdimësi të nevojshme dhe si domosdoshmëri historike të bazuar në traditat e saj. Formimi i shtetit i Kosovës është faza më e rëndësishme e krijimit të identitetit tonë kombëtar që është arritur më shumë mund e përpjekje. Në gjithë këtë histori plot sakrifica, procesi politik i bërjes së shtetit, ende nuk ka përfunduar. Ky proces historik, kërkon shumë punë, angazhim, dije, sakrificë dhe guxim. Për këtë kërkohet unitet dhe përkushtim për t’i dhënë kuptimin historik që e ka.

Gjendja e sotme e shtetit të Kosovës është e keqe. Ajo vazhdon të keqësohet edhe më shumë,  si pasojë e zhvillimeve të sotme, të cilat janë joserioze për procesin që po kalojmë. Për t’i dalë këtij procesi, shtetit të Kosovës i nevojiten njerëz me vullnet dhe vizion të qartë,  njerëz me dije, që janë të zotët ta bartin barrën e këtyre proceseve dhe që janë të gatshëm të ecin përkrah zhvillimeve të nevojshme në vend dhe të atyre më të avancuara evropiane dhe botërore.

Në këto momente besoj pafundësisht se këtij procesi mund t’i prijë vetëm një person, një djalë i ri, i cili ka dhënë prova të shumta dhe u ka prirë edhe shumë proceseve të tjera vendimtare për fatin tonë. Ramush Haradinaj, paraqet njeriun që e posedon këtë fuqi, ndërsa ne duhet edhe më tutje t’ia japim mundësinë e tillë për t’i artikuluar drejt dhe saktë proceset nëpër të cilin po kalojmë. Kjo, njëkohësisht, më ka obliguar mua dhe miqtë e mi, që, duke i bashkuar vlerat e përbashkëta, t’iu japim më shumë mundësi zhvillimeve pozitive në vend. Kjo është po aq edhe përgjegjësi e të gjithë neve për fatin tonë dhe të shtetit të Kosovës. 

Shteti i Kosovës dhe qytetarët e tij, meritojnë një jetë më të mirë dhe më të dinjitetshme. Ata meritojnë njerëz si Ramushi, që janë afër tyre, që jetojnë me brengat e tyre, që punojnë ditë e natë për t’i zgjidhur ato. Ka nevojë për njerëz që janë të gatshëm për ta sjellë një kohë të re, më civilizuese dhe më humane, që i bashkon vlerat e veta me ato të qytetërimit evropian dhe të atij botëror në të mirë të shtetit dhe të qytetarëve të Kosovës.

Familja Gërvalla, miqtë e mi dhe unë, si gjithmonë edhe sot do të jemi në përkrahje të të gjitha proceseve pozitive që kanë qenë dhe që janë në dobi të lirisë së Kosovës.  

Me respekt,Hysen Gërvalla
Prishtinë, 11 mars 2010

Kalendari

Ngjarjet e datës 12 Prill 2021

- Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës hap Ekspozitën “Vullkani” i Republikës, për nder të 40 Vjetorit të demonstratave të Viti 1981, dhe Ekspozitën “70 Vjet Arkiv”. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 10:00)

- Myftiu Naim Tërnava do të japë mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit. (Selia e Kryesisë së BIRK-ut, ora 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media, në oborrin e Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi qendror. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë së Turizmit dhe Zhvillimit Ekonomik, Sevil Limani-Kazaz, do të bëjnë lansimin e projektit “View Point”. (Afërsi të fshatit Jabllanicë, ora 12:00)