26 Prill 2024

Sot mbahet konferenca “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve”

Prishtinë, 23 shtator - Federata e Paqes Universale dhe Federata e Familjes organizojnë Konferenca Ndërkombëtare me temën “Kultura dhe Paqja në Ballkan - Roli i Parlamentarëve”.   

Pjesëmarrës në konferencë do të jenë burrështetas, parlamentarë, përfaqësues të shoqërisë civile nga Ballkani dhe Evropa.

 Ata do të sjellin përvojën dhe dijen e tyre në kërkim të zgjidhjeve për problemet kritike të botës, duke nisur nga qeverisja e mirë, ekstremizmi i dhunshëm, konfliktet etnike dhe deri tek mbrojtja e mjedisit.

Nga kjo konferencë do të lansohet Iniciativa e Parlamentarëve për Paqe në nivel të rajonit të Ballkanit. 

Në konferencë do të trajtohen temat: Trashëgimia e përbashkët kulturore si një bazë e përbashkët për paqen dhe stabilitetin në ballkan; Diplomacia ndërparlamentare dhe bashkëpunimi rajonal; Forcimi i familjes, thelbi i trashëgimisë kulturore të Ballkanit; Ndërtimi i një mjedisi me prosperitet të përbashkët për gjeneratat e ardhshme.

Konferenca sponsorizohet nga Federata për Paqe Universale (FPU), e cila ka një status të veçantë konsultativ në Komitetin Ekonomik dhe Social të OKB, në partneritet me Shoqatën Ndërkombëtare të Parlamentarëve për Paqe (SHNPP), e cila ka për qëllim krijimin e një forumi për parlamentarët përtej kombësive, identiteteve fetare ose përkatësive partiake. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)