08 Maj 2024

Sot fillon punimet Asambleja Parlamentare e SEECP-së

Prishtinë, 19 qershor - Kuvendi i Republikës së Kosovës hap sot punimet e Asamblesë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP).

Konferenca ndërkombëtare, me temën “Të jesh në hap me Evropën”, do të zhvillojë punimet online ku do të transmetohet në televizionin publik, në uebfaqen e Kuvendit dhe kanalin zyrtar të Kuvendit në youtube, nëpërmjet Livestrem.

Nga data 8 korrik 2019 deri më  datë 1 korrik 2020, Kosova mban Kryesimin e radhës të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), në të gjitha nivelet, përfshirë dimensionin parlamentar.

Aktivitetet AP të SEECP-së kanë qenë të parapara të mbahen në periudhën mars - qershor 2020 në Prishtinë, mirëpo për shkak të gjendjes epidemiologjike, si pasojë e Covid-19, me kërkesë të vendeve pjesëmarrëse, të gjitha aktivitetet e planifikuara, janë shtyrë.

Si rrjedhojë, në  pamundësi të prezencës fizike të delegacioneve dhe të ftuarve në këto aktivitete në Prishtinë, të gjitha këto aktivitete do të organizohen Online.

Bazuar në trendet e tanishme të bashkëpunimit rajonal, të influencuara nga ritmi i ngadalësuar i integrimit të rajonit në strukturat Evropiane dhe Euroatlantike, situata e përgjithshme politike dhe socio-ekonomike në rajon, Kosova gjatë Kryesimit me SEECP ka përzgjedh që në këtë sfond të përgjithshëm tri prioritete dhe avancojë tutje në nivel të rajonit: Konektiviteti, Rinia, Kultura dhe Turizmi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)