27 Prill 2024

Shteti shqiptar, jetik për ndërtimin e së ardhmes së përbashkët

Prishtinë, 5 shtator – Kryetari i Partisë Socialdemokrate Shpend Ahmeti, me nënkryetarin Visar Ymeri dhe Sekretaren e Përgjithshme Aida Dërguti kanë takuar sot Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z.Edi Rama. Zhvillimet aktuale politike, fuqizimi i marrëdhënieve midis Kosovës dhe Shqipërisë, perspektivat e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit evropian, si dhe thellimi i bashkëpunimit midis Partisë Socialiste të Shqipërisë dhe Partisë Socialdemokrate të Kosovës ishin në fokus të bashkëbisedimit.

PSD vlerëson rolin e rëndësinë e shtetit shqiptar drejt thellimit të marrëdhënieve  midis Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë, si dhe përkushtimine tij për ndërtimin e së ardhmes së përbashkët  të Ballkanit perëndimor.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)