26 Prill 2024

Shteti i Kosovës është në rrezik nga bandat kriminale

Prishtinë, 5 shtator - Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka paralajmëruar se ditëve në vijim do të marrin hapa konkret kundër Veslit, Haradinajte Thaçit, duke mos përjashtuar as protestat për të kundërshtuar veprimet e pozitës.

Pas largimit nga salla e Kuvendit, gjatë seances së djeshme z.Hoti tha mbrëm në hollin e Kuvendit se shteti i Kosovës është në rrezik nga njerëzit si Veseli, Haradinaj e Thaçi, deri sa e quajti maskaradë seancën e djeshme.

Shefi i Grupit Parlamentar z. Hoti tha se bashkë me kolegët tanë nga LDK-ja dhe nga partitë opozitare, bashkë me qytetarët e Kosovës duhet të mobilizohemi për të ruajtur shtetin e Kosovës nga këto banda kriminale.

Këta njerëz e kanë pru shtetin e Kosovës buzë shkatërrimit, me këto politika që po i udhëheqin. Këta tash dëshirojnë të bëjnë ekip negociator për t’i ulë më datë 7 shtator në Bruksel, para hartave, në tavolinë, për të nda shtetin e Kosovës.

Këtë nuk do ta lejojmë. Këta njerëz duhet të ndalen njëherë e përgjithmonë dhe do të ndalen nga LDK-ja nga njerëzit që mendojnë si LDK-ja dhe nga qytetarët e Kosovës, tha Hoti.

Sa i përket veprimit të deputetes Teuta Rugova e cila mori pjesë në seancën e pozitës, Hoti u distancua nga qëndrimi i saj, duke pohuar se ajo ka dalë në kundërshtim me qëndrimet e LDK-së.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)