26 Prill 2024

Sejdiu priti në takim lamtumirës ambasadorin Tulechki

Prishtinë, 2 gusht - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot në takim lamtumirës ambasadorin e Republikës së Bullgarisë, Krasimir Tulechki.

Në një takim të përzemërt, Presidenti Sejdiu e falënderoi ambasadorin Tulechki për angazhimin, punën dhe bashkëpunimin e shkëlqyeshëm gjatë kohës së shërbimit të tij në vendin tonë.

 

Po kështu, Presidenti Sejdiu theksoi kontributin shumë domethënës dhe ndihmën  e pakursyer që Republika e Bullgarisë ka dhënë dhe po jep për Republikën e Kosovës.

Njëkohësisht, Presidenti Sejdiu theksoi se Republika e Kosovës është e angazhuar në vazhdimësi që të ketë marrëdhënie shumë të mira me të gjitha vendet fqinje dhe me të gjitha vendet e rajonit. Ai ritheksoi bashkëpunimin e mirë me Republikën e Bullgarisë dhe u angazhua për thellimin e këtij bashkëpunimi në të gjitha fushat.

Ndërsa, ambasadori Tulechki, pasi e quajti një periudhë shumë të rëndësishme shërbimin e tij si ambasador në vendin tonë, ku pati një bashkëpunim të shkëlqyeshëm me të gjitha institucionet e vendit, theksoi se Bullgaria është e përkushtuar në politikën e saj konstante shtetërore për Kosovën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)