18 Janar 2021

Rita Hajzeri nga AKR kalon në LDK

Prishtinë, 25 tetor - Deputetja nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Rita Hjzeri ka aderuar në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Anëtaren e re të LDK-së e prezantuan kryesia e LDK-së duke thurur plotë lëvdata për të. Ajo tha se nuk i ka pëlqyer politika e AKR-së që është duke e luajtuar së fundi karshi PDK-së, por sipas saj edhe shumë arsye tjera.

“Tni e tutje angazhimi im politik do të jetë në Lidhjen Demokratike të Kosovës. Vizioni i LDK-së për liri dhe pavarësi është realizuar, ndërsa demokracia në vendin tonë do të jetësohet me Lidhjen Demokratike të Kosovës, por vetëm atëherë kur LDK-ja do të jetë lidere e qeverisjes në Kosovë, çka deri më tani asnjëherë nuk ka qenë lidere e qeverisjes në Kosovë, por vetëm pjesë e saj”, tha ajo.

AKR-së para pak dite i kishte ikur edhe Njomza Emini dhe tash edhe Rita Hajzeri. Hajzeri është nënkryetare e Komisionit për Punë dhe Mirëqenie Sociale në Kuvendin e Kosovës dhe shpesh ka akuzuar qeverinë për politika të dështuara sociale.


 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 18 Dhjetor 2020

- Ministria e Punëve të Brendshme bën përurimin e aneks-objektit të Agjencisë së Kosovës për Forenzikë. (Objekti i Agjencisë, që gjendet afër ish-fabrikës së amortizatorëve, ora 9:30)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehures Mimoza Pajaziti. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 9:30)

- Me rastin e fillimit të gjysëmvjetorit të dytë të vitit shkollor kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit, Xhemile Thaçi Vezgishi, do të vizitojnë shkollën fillore "Lekë Dukagjini" dhe Gjimnazin "Remzi Ademaj", ora 10:00. (Nisja e organizuar nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:40)

- Këshilli Prokurorial i Kosovës mban takimin e 193-të në të cilin pritet të votohet për Kryesuesin dhe Zëvendëskryesuesin e ri të Këshillit Prokurorial të Kosovës. (Online, ora 10:00)

- Mbahet seanca gjyqesore ndaj te pandehurit Emin Stublla për vrasje në tentativë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, Salla nr.II, ora 10:00)

- Ministri në detyrë i Drejtësisë, Selim Selimi do të mbajë konferencë për media. (Holli i Ministrisë së Drejtësisë, ora 11:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi do të ndajë çmimin vjetor “Anton Çetta”. (Ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, ora 11:00)

- Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, merr pjesë në Inaugurimin e shkollës “Dëshmorët e kombit” në fshatin Dobresh të Komunës së Vitisë. (Dobresh, Komuna e Vitisë, ora 14:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, prezenton Programin Zgjedhor 2021-2025. (Biblioteka Kombëtare, ora 15:00)