27 Prill 2024

Republika e Kosovës shënon 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë

Prishtinë, 17 shkurt - Republika e Kosovës sot do të shënoj 10-vjetorin e shpalljes së pavarësisë.

Aktivitetet e ditës së sotme nisin me mbledhjen solemne të Qeverisë si dhe mbledhjet solemne qe do t'i mbajnë disa nga Kuvendet e Komunave te Kosovës. 

Gjate dites se sotme udhëheqës të insticuioneve qendrore dhe komunale do të bëjnë edhe homazhe të varrezat e dëshmorëve të renë në luften për clirimin e vendit.

Gjithashtu si në Prishtinë ku do të përformoj këngetarja e njohur Rita Ora, ashtu edhe në komunat tjera janë organizuar aktivitet kulturore e argetuese për nder të kësaj dite.

Një ditë perpara festes se 17 shkurtit Barbadosi është bërë shteti i 116 i cili e ka njohur Kosovën shtet të pavarur.

Sheshet në kryeqytet janë dekoruar, ndërkaq, qe nga dje janë duke zhvilluar dhe do te zhvillohen edhe sot dhe nesër një mori aktivitete të ndryshme për të shënuar jubileun e pavarësisë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)