26 Prill 2024

Qeveria miraton vendimin për ndryshimin e Programit Legjislativ


Prishtinë, 29 mars - Qeveria e Republikës së Kosovës, e drejtuar nga kryeministri Ramush Haradinaj ka zhvilluar mbledhjen e rregullt, të 38-tën me radhë, në të cilën ka miratuar projektligje, vendime dhe dokumente tjera nga fushat e përgjegjësive të saj kushtetuese dhe ligjore.

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Programit Legjislativ për vitin 2018.

Në program janë përfshirë gjashtë projektligje për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve, si dhe për tri projektligje do të shtyhet koha e miratimit të tyre gjatë vitit.

Me propozimin e Ministrit të Drejtësisë, janë përfshirë edhe katër projektligje të drejtësisë në Strategjinë legjislative të Qeverisë për vitin 2018.

Me qëllim të harmonizimit me Ligjin për kundërvajtje dhe me direktivat evropiane, Qeveria ka miratuar Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për rrugë; Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për rregullat e trafikut rrugorë; Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për transportin rrugorë të mallrave të rrezikshme; Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për transportin rrugorë; Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për hekurudhat e Kosovës; dhe Projektligjin për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për patentë të shoferit.

Në mbledhjen e sotme, kabineti qeveritar ka shqyrtuar dhe miratuar platformën vjetore të inteligjencës dhe prioritetet strategjike për Agjencinë e Inteligjencës së Kosovës për vitin 2018.

Me rekomandimin e komisionit përzgjedhës, Qeveria ka miratuar vendimin për përzgjedhjen dhe emërimin e Bordit Drejtues të Ndërmarrjes Publike Qendrore Telekomi i Kosovës, sh.a.

Është miratuar Rregullorja për one stop shop për burimet e ripërtëritshme të energjisë. Rregullorja trajton koordinimin, bashkëpunimin dhe informimin e palëve në lehtësimin e proceseve të investimeve në sektorin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë.

Miratimin e kabinetit qeveritar e ka marrë edhe Udhëzimi administrativ për zbatimin e procedurave qendrore të prokurimit publik. Udhëzimi ka për qëllim të përcaktojë listën e mallrave dhe shërbimeve për përdorim të përbashkët,  që është një aktivitet i përvitshëm, duke rregulluar strukturën dhe përmbajtjen  e kategorive dhe artikujve për përdorim të përbashkët që janë objekt i procedurës qendrore të prokurimit. Udhëzimi precizon obligimet buxhetore të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përgjegjësitë e Agjencisë Qendrore të Prokurimit, si dhe autoriteteve kontraktuese.

Qeveria ka miratuar Planin  e veprimit për biodiversitetin 2016-2020. Ky dokument përcakton objektivat afatgjatë për ruajtjen e biodiversitetit në vendin tonë. Republika e Kosovës ka për qëllim të përmbushë objektivat e Konventës për Diversitetin Biologjik, në dritën e rrethanave specifike kombëtare. Qëllimi i strategjisë është për të krijuar një kuadër të qëllimeve  dhe aktiviteteve dhe një koordinim më të mirë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)